Please enter at least 3 characters.

Ia teproi me alkool një natë më parë, dhëndri rus mezi arrin të qëndrojë në këmbë gjatë kurorëzimit

2021/08/1-130.jpg

Videoja e ceremonisë së një martesë në Rusi po bën bujë në tërë botën.

Në fakt dhëndri në video shihet që kishte probleme dhe mezi arrinte të qëndronte në këmbë – derisa kumbari e asistonte gjatë tërë ceremonisë.

Nga përshkrimi i videos, është mësuar se dhëndri ia kishte tepruar me alkool në ahengun e organizuar me rastin e natës së tij të fundit si beqar.

Por pavarësisht që trupi e kishte “tradhtuar”, duket se mendjen e kishte të kthjellët dhe kështu arriti me sukses të kurorëzohet. /Telegrafi/