Please enter at least 3 characters.

I tërë Teherani në këmbë, dhjetëra mijëra njerëz "vërshojnë" rrugët kryesore të qytetit - djegin flamurin amerikan

2020/01/1-38.jpg

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, dhjetëra mijëra njerëz kanë vërshuar rrugët e Teheranit për të protestuar kundër Shteteve të Bashkuara.

Shumica e protestuesve mbanin fotografinë e tij, kurse disa prej tyre kanë djegur flamurin amerikan, transmeton Telegrafi.

Në Iran janë shpallur tri ditë zie pas vrasjes së gjeneralit Soleimani, ku ushtria amerikane e lokalizoi në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, dhe kreu një sulm ajror me dron duke lënë të vdekur edhe disa zyrtarë tjerë ushtarakë të Iranit.

Soleimani ka qenë komandant i njësisë elitare Quds, ndërsa njihej në opinionin si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran dhe që njësia e tij kryente operacione të fshehta jashtë vendit. /Telegrafi/