Please enter at least 3 characters.

I shumëkërkuari Kostas Manolas

2016/01/skuadra-e-m-euml-dha-angleze-pas-manolasit_hd.jpg

Roma mund të mbetet pa mbrojtësin e saj më të mirë, Kostas Manolas.
Greku ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës nga kryeqyteti italian në dy vitet e fundit dhe tani është bërë cak i skuadrave angleze.

Mediat në Ishull kanë raportuar se tre gjigantët anglez, Chelsea, Arsenal dhe Manchester United e duan mbrojtësin.

Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit e klubit rinovimin e kontratës me grekun që t’i rritet edhe paga e tij pasi ekipet angleze mund ta joshin 24-vjeçarin.

‘Daily Mirror’, së fundmi ka shkruar se Arsenal është duke bërë gati 25 milionë funte për transferimin e Manolasit në Londër. /Telegrafi/