Please enter at least 3 characters.

I plagosur largohet nga emergjenca në Shtime, ndalohet nga policia dhe deklaron se u qëllua katër herë nga një i panjohur

2024/12/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-90-e1734214491497.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Pas raportimit se një person i plagosur pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar nga emergjenca, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në këmbë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40, në Shtime.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore. /Telegrafi/