I pari i FIFA-s, Infantino përgëzon Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së
07/04/2022
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka uruar sot presidentin Agim Ademi, me rastin e rizgjedhjes së tij për mandatin e dytë në krye të FFK-së.
Në telegramin e urimit, i pari i FIFA-s i shpreh urimet më të sinqerta presidentit Ademi, duke e falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit dhe vlerave të këtij sporti.
Më poshtë letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:
I nderuar President, i dashur AgimJu lutemi pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur dje në Prishtinë.Shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm për zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë.Ju dërgoj juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe çdo sukses për të gjitha sfidat që janë përpara.I nderuar President, pres të vazhdoj të punoj me ju për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë në vitet në vijim.I juaj në futboll,Gianni Infantino

