I jashtëzakonshëm Ronaldo, rikthen shpresat e Juventusit
257:"TURIN, ITALY - AUGUST 07: Cristiano Ronaldo of Juventus reacts during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Juventus and Olympique Lyon at Allianz Stadium on August 07, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images
07/08/2020
Juventusi e ka përmbysur rezultatin në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit.
Zonja e Vjetër pësoi gol në gjysmën e parë nga Memphis Depay duke ia vështirësuar punët vetes, ndërsa krejt çfarë bëri në fraksionin e parë ishte barazimi i rezultatin me një gol të Cristiano Ronaldos nga penalltia.
Në gjysmën e dytë, Bianconerët ia kanë dalë ta kthejnë epërsinë në favor të tyre, por duhet akoma të shënojnë.
Ishte pikërisht superylli Ronaldo, i cili mori një top nga jashtë zonës, krijoi hapësirë dhe goditi me të majtën, portieri mysafir nuk arriti ta ndalte (60’).
Juventusi duhet ta shënojë edhe një gol dhe të mos pranojë tjetër, në mënyrë që të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/


