Please enter at least 3 characters.

I ik kontrollit policor duke kaluar nëpër oborret e disa shtëpive në Graçanicë, por përfundon i arrestuar

Të mërkurën raportohet se njësiti policor gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin, i njëjti ka filluar ikjen në oborret e shtëpive përreth dhe gjatë ikjes ka hedhur disa gjëra.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:47, në Graqanicë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të lokacionit, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një fishek, dhe një sasi e vogël e substancës narkotike.

“Graqanicë / 02.06.2026 – 21:47. Më 03.06.2026 raportohet se njësiti policor gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti ka filluar ikjen në oborret e shtëpive përreth, dhe gjatë ikjes ka hedhur disa gjera. Gjatë kontrollit të lokacionit, janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një fishek, dhe një sasi e vogël e substancës narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedure të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/