I fut kamerën nën fustan për ta filmuar tinëzisht, gruaja e nervozuar e shkelmon në qendër të qytetit (Foto/Video)
30:"© Mercury Press and Media Ltd
13/04/2017
Një burrë kishte menduar se do të shpëtojë lehtë, kur vendosi ta filmojë një femër, duke i futur kamerën nën fustan.
Por ky veprim i kushtoi shtrenjtë, kur i dashuri i viktimës e pa burrin duke e filmuar në rrugën Oxford të Londrës, me ç’rast ajo reagoi menjëherë duke i bërë thirrje kalimtarëve të rastit që ta ndalojnë pasi e kishte filmuar nën fustan, transmeton Telegrafi.
Skena kaotike u krijua në momentin që burri u ndalua nga qytetarët, të cilëve viktima u shpjegonte se çfarë i kishte ndodhur.
Dhe derisa ai mundohej ta fshinte filmimin, gruaja shihet duke e goditur kohë pas kohe, derisa në vendin e ngjarjes u shfaqën policia.
E gjithë kjo ngjarje është filmuar nga një çiklist, i cili kishte të instaluar një kamerë në helmetë. /Telegrafi/


