Please enter at least 3 characters.

I dyshuari në Suharekë arratiset gjatë shoqërimit nga Policia

2020/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1200x630-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar ka arritur të arratiset gjatë shoqërimit të tij nga policia.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 10:00 në Suharekë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka arrit të arratiset gjatë shoqërimit të tij nga policia. Njësia policore ka arrit të lokalizoj dhe të arrestoj të arratisurin dhe i njëjti me vendim të Gjykatës është dërguar në Dubravë”, thuhet në raport. /Telegrafi/