Please enter at least 3 characters.

I diplomuari

“Rinia është ardhmëria e Kosovës” - kjo është një fjalë, që politikat tanë e kanë mësuar përmendsh dhe e kanë në maje të gjuhës, sa herë që bëhet fjalë për rinin e Kosovës!
Por sa është e vërtet kjo?

Përgjigjen e kësaj pyetje e gjeni vetëm nëse shikoni numrin e të rinjve në Parlament dhe në Qeveri (në këtë të fundit përveç atyre që janë të afërm me ta, e kush janë ata i njihni edhe ju)

Por rinia kosovare tashmë është ngopur duke dëgjuar fjale të ndryshme nga ta, sepse për ta të gjitha dyert janë të mbyllura pavarësisht atyre premtimeve që ata i dhënë për rini, duke premtuar shumë hapësira, shumë vende punë, etj, etj, etj... por premtimet e tyre dhe realiteti janë larg njëra me tjetrën dallojnë si nata me ditë.

Të rinjtë e Kosovës, veçanërisht ata të cilët kanë diplomuar dhe nuk janë të inkuadruar në politikë (apo dikush nga të afërmit e tyre), i kanë shpresat thuajse të shuara që një ditë do të gjejnë një vend punë në profesionin e tyre!

Dhe kjo kohë me ngjan në kohën e paraluftës (kohën e prindërve tonë), ku ata pak të diplomuar ishin të detyruar nga regjimi i atëhershëm serb, të punojnë nën urdhrat e tyre, ose të jetonin të izoluar dhe mundësia më e mirë ishte largimi nga vendi, gjë të cilën e praktikuan shumë nga ta. – Që sot e kësaj dite jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës.

Hiq me mirë nuk është as sot në ketë “Kosovën e Pavarur” dhe me qeverisje (pushtues) shqiptare, një i diplomuar i cili nuk dëshiron të jetë servil i partive politike, ati i mbeten shumë pak zgjidhje:

1. Të hap një biznes të vogël privat (edhe pse shumë e vështir) sa për ti siguruar ca të ardhura për mbijetesë e të jetoj hë për hë. Dhe

2. Që fatkeqësisht dita e ditës po rritet numri i tyre, pra të largohen nga Kosova dhe të marrinë rrugët e mërgimit, e më diplomat, që i arritën me plot mund e sakrificë munden të punojë ndokund nëpër baushtellat e Evropës.

Dhe ja sa vlen të jesh i diplomuar në Kosove!

Ja sa ja vlen të diplomosh kur nuk je anëtar i partive politike!

Nga kjo që po shohim vetëm vitet paskan ecur dhe pushtuesit vetëm i paskan ndërruar figurat dhe jo qasja e tyre ndaj popullit. Ndaj këtij populli që kurrë nuk ju nda vuajta.

Në Kosove ti mund të punosh kudo, po që je anëtar i ndonjë subjekti politik (apo dikush nga të afërmit), ti mund të diplomosh në gazetari dhe të punosh në bankë, ti mund të diplomosh në pedagogji e të punosh në gjykatë, pse jo edhe në bankë, e ndonjë vend tjetër, se mos të flasim për administratat publike, ato janë të mbushura jo vetëm më të padiplomuar por me persona të cilët se kanë krye as shkollën e mesme, madje as që e brengos kjo gjë dikë, duket krejt normale!

Por ti që je anëtar i ndonjë partie politike munde edhe të diplomosh pa shkuar kurrë në fakultet, madje këto maskarallëqe shkojnë aq larg sa edhe doktoraturën e marrin pa lexuar as të vetmen libër, atëherë çka pritet nga ai/ata?

Dhe për gjitha këto gjëra më së miri po tregon koha, se sa kemi përparua ne kosovarët, thjesht jemi me vite larg nga të tjerët.
Disa mendojmë që jemi bërë evropian?! Dhe që do të anëtarësohen në organizatat me të mëdha botërore, do hynë në BE, OKB, e ku ta di unë ku shkojnë ëndrrat e tyre, në ketë gjendje që jemi dhe në ketë trend që po ecin as në Ballkan nuk do na lënë, së le më larg!

...Fajtor kryesor për gjitha këto ngecje të shqiptareve është mos shkollimi dhe mos përgjegjësia në detyrë.

Për mos shkollim dhe për mungesë të kuadrove profesionale dikur kishim arsye, po sot kur jemi të lirë dhe me përkrahje si kurrë më parë nga shtetet më të mëdha botërore. Cila do të jetë arsye e jonë?

Pastaj përgjegjësia në detyre, si mund të jetë përgjigjes në një detyrë një person që është shkolluar për krejt diçka tjetër dhe punon diçka tjetër, ose ose që nuk e ka as shkollën e mesme të përfunduar?!

Mendoj se kjo është koha e fundit që ne të bëjë ndryshime rrënjësore, po e përsëris RRENJESORE.

Sepse kështu nuk shkon më, jemi të stër-lodhur, po vuajmë nën sundimin shqip-folës.
Të gjithë duhet të bashkohemi të përkrahim, të ndihmojmë njëri – tjetrin dhe të ju japim hapësire dhe përparësi njerëzve që e meritojnë, sepse vetëm kështu ecet përpara.

(Autori është i diplomuar ne Fakultetin e Gazetarisë dhe student në Fakultetin Ekonomik)