I dërguari gjerman, Haindl, nesër viziton Shkupin
11/05/2016
Burime diplomatike për TV Telma bëjnë të ditur se i dërguari special gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, do të vijë nesër në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pritet që Haindl të takohet me përfaqësuesit e partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, ndërkaq funksioni i tij në ministrinë e jashtme gjermane është ambasador në Vienë./Telegrafi/


