I biri i Xhemajl Mustafës më nuk është në krye të KIESA-s
Besian Mustafa, për tri vite ishte drejtor i përgjithshëm Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA.
Mustafa është i djali i Xhemajl Mustafës, veprimtarit të LDK’së, vrasësi i të cilit nuk është zbuluar ende.
Mustafa ka njoftuar se e ka përfunduar mandatin e tij të rregullt.
Ndërkohë, drejtori tjetër duhet të zgjidhet përmes konkursit.
Shkrimi i plotë i tij:Të nderuar miq,Më nuk jam në KIESA, pas shërbimit të mandatit të plotë trevjeçar.Këto tri vjet kam konsolliduar KIESA-n, proceset, shërbimet, dhe rezultatet e saj. Konkretisht, disa nga rezultet për tri vjet:– Kam standardizuar procedurat e KIESA-s duke e përgatitur për certifikim me ISO standarde– Krijimin e brendit të ri “Kosovo Ready For You” dhe i tërë materialit promovues të ri– Përpilimi dhe funksionalizimi i Ligjit për Investime Strategjike– Themelimi dhe funksionalizimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore së bashku me USAID, SIDA dhe KfË– Anëtarësimi i Kosovës në Programin e BE-së COSME prej EUR 2,3 miliardë drejt përkrahjes së kompanive kosovare– Investime të huaja direkte prej EUR 816,6 milion, rritje prej +24%– Organzimi i 9 Forumeve për Investime në Evropë për të promovuar mundësitë investive në Kosovë– Përkrahja e 149 grave sipërmarrëse, +728%– Organizimi i 214 vizitave të kompanive të huaja në Kosovë– Përkahje 285 (+42%) kompanive kosovare për pjesëmarrje në 58 (+176%) panaire ndërkombëtare për të promovuar produktet, shërbimet dhe turizmin kosovar– Themeliim i 4 zonave ekonomike, +33%– Themelimi i 3 inkubatorëve të biznesit, +200%– Përkrahja e 179 ndërmarrjeve me kupon këshillimi, +616%– Përkrahja e 440 (+46%) studentëve dhe 376 ndërmarrjeve (+103%) në praktikë në punë– Vizitimi i 1.112 kompanive vendore e të huaja për të i informuar mbi politikat dhe programet zhvillimore dhe për të raportuar kërkesat, nevojat dhe sfidat e tyre në Këshillin Kombëtar për Zhvillim EkonomikFalënderoj kolegët në KIESA për përkushtimin dhe punën e palodhshme për të arritur këto rezultate!Falënderoj komunitetin e biznesit kosovar (odat, shoqatat, klubet, etj.) për bashkëpunimin drejt zhvillimit të sektorit privat kosovar.Falënderoj të gjithë donatorët për përkrahjen financiare, teknike e morale.


