Please enter at least 3 characters.

Hyseni vazhdon lobimin për njohje

2016/01/f.0930001610194_m.jpg

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë lobimi për pavarësinë e Kosovës, ndërsa temë kryesore ka qenë procesi i njohjeve, rëndësia e tij si dhe kërkesa e ripërsëritur e Qeverisë së Kosovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kështu, nё takime tё veçanta, ministri Hyseni ёshtё takuar me ministrin e Punëve tё Jashtme tё Irakut, Hoshyar Zabari dhe me ministren e Punëve tё Jashtme tё Mauritanisё, Naha Mint Mouknass.

Në këto takime, ministri Hyseni homologëve të tij ua ka ripёrsёritur thirrjen pёr njohjen e shtetit tё Kosovёs, ndërsa nga ata ka marrë siguri për përcjellje të kërkesës drejt qeverive të tyre. /Telegrafi/