Hyseni: Nuk është gjetur helm te të dyshuarit për terrorizëm (Video)
24/07/2015
Hyseni në emisionin “Komiteti” në RTK, ka thënë se në këtë rast nuk duhet nxituar për shkak se rasti është nën hetime, ndërsa ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizëm.
Sipas tij, as Kosova nuk mund të jetë imune ndaj problemeve globale që shqetësojnë botën e as për terrorizëm.
Kjo dukuri, sipas Hysenit, është shqetësuese por nuk ka vend për panik, sepse Policia e as inteligjenca e Kosovës nuk posedojnë asnjë informatë kredibile për ndonjë rrezik.
Hyseni ka folur edhe për strategjinë që duhet të përdoret kundër predikimeve të ndonjë, siç i quajti ai, imami të krisur. /KP/


