Hygerta Sako - e pesta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka përfunduar zyrtarisht, ndërsa tashmë kanë nisur të shpallen rezultatet e votimit të publikut për të përcaktuar fituesin e këtij edicioni.
Pas një mbrëmjeje të mbushur me emocione, surpriza dhe rikthime të ish-banorëve, momenti vendimtar ka mbërritur në Klan Arena.
E para që është eliminuar nga gara për çmimin e madh është ish-missi shqiptar dhe prezantuesja e emisioneve sportive, Hygerta Sako, e cila e mbyll kështu rrugëtimin e saj në vendin e pestë në finalen e madhe.
Tani konkurrenca për vendin e parë është ngushtuar mes katër finalistëve të mbetur: Londrimit, Klodit, Elijonës dhe Ludo Lee, ndërsa publiku pret me padurim shpalljen e emrit që do të rrëmbejë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Momenti kulmor i këtij edicioni pritet të shpallet së shpejti, duke mbyllur përfundimisht një sezon mbi 100-ditor të mbushur me dinamika dhe debat. /Telegrafi/


