Please enter at least 3 characters.

Humbin jetën dy persona në Novobërdë derisa po punonin me traktor

2017/09/5596682b-e8b0-413e-b2fa-39c90a0a0a64-traktor-preview.jpg

Dy persona kanë ndërruar jetë në Novobërdë, si pasojë e një vet-aksidenti të shkaktuar me traktor.

Siç njofton policia, dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit.

Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/