Please enter at least 3 characters.

Humb kontrollin gjatë lëvizjes së shpejtë, përplas dy vetura dhe "bllokohet" mbi kanal (Foto)

2017/07/Humbi-kontrollin-gjatë-lëvizjes-së-shpejtë-perplasi-dy-vetura-dhe-mbeti-mbi-kanal-foto.jpg

Shoferi i paemëruar që e voziste me shpejtësi një Lamborghini Aventador, e ka humbur kontrollin në një rrugë të Malajzisë.

Për pasojë, super-vetura është përplasur në dy vetura dhe ka mbetur mbi një kanal.

Riparimi i dëmeve që ka pësuar kalon shumën e dy veturave që u dëmtuan - edhe sikur të blihen të reja.

“Nuk është hera e parë që shoh vetura të shtrenjta që përfshihen në aksidente. Shoferët e tyre janë të rinj dhe nuk dinë të përshtaten me shpejtësinë e lartë”, ka thënë një polic lidhur me rastin. /Telegrafi/