Please enter at least 3 characters.

HTC përgjysmon numrin e telefonave të ri këtë vit

2016/11/htc-bolt-mini-10.jpg

HTC së fundmi ka sjellur HTC U Ultra dhe HTC U Play mirëpo si duket nuk ka përfunduar me lansimet. Sipas një raporti të ri thuhet se kompania tajvaneze pritet të përgjysmojë numrin e pajisjeve në 2017, në krahasim me vitin e kaluar.

Një një intervistë, presidenti i kompanisë Chialin Chang, ka bërë të ditur se kompania po synon të lansojë 6 deri në 7 telefona të ri dhe fokusi do të jetë sjellja e pajisjeve me tipare të avancuara.

Ndër tiparet e reja që është parë dje me shfaqjen e U Play është edhe asistenti virtual i ri – Sense Companion.

Sipas spekulimeve të deritanishme, HTC pritet të sjell disa pajisje në linjën Desire e cila është e fokusuar për tregjet më të lira.

Në ndërkohë, kompania duhet të sjell edhe një pajisje premium në 2017 mirëpo për momentin nuk ka informata rreth saj.