Please enter at least 3 characters.

HTC merr certifikatën PlayStation

2016/01/f.0215110410285_210.jpg

Sony programin e certifikimit PlayStation e paralajmëroi para një viti gjatë paraqitjes së konsolës PlayStation Vita, ndërsa ai ka të bëjë me mundësitë e nisjes së lojërave të caktuara PlayStation në pajisjet e certifikuara. Lojërat kryesisht janë tituj më të vjetër nga gjenerata e parë e konsolës PlayStation (si për shembull Crash Bandicoot) të adaptuar për sistemin operativ mobil Android 2.3 dhe versionet më të rinj.

Në mesin e celularëve të parë PlayStation është modeli Xperia Play i Sony Ericsson, e Sony për shitoren mobile PlayStation paralajmëron edhe titujt modern që për nga kualiteti krahasohen me lojërat për konsolën PlayStation Vita. /Telegrafi/