Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj vizitoi Thaçin e Veselin: Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë

2023/03/336763747_161528993428104_5145049229500857638_n-e1679164167552.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar të shtunën dy ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin të cilët ndodhen në Hagë.

Ai ka thënë se Thaçi e Veseli janë “të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë”.

“Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush”, ka shkruar mes tjerash Hoxhaj.

Kujtojmë se për vizitë te ish-krerët e UÇK-së në Hagë të shtunën ishte edhe kryetari i Mitrovicës nga PDK-ja, Bedri Hamza./Telegrafi/