Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: Taksa prej 100%, përgjigje për sjelljen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

2018/11/Enver-Hoxhaj-.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për 100% për produktet me origjinë nga Serbia.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia ka vazhduar me fushata të egra e të ndyta kundër Kosovës, duke tentuar ta dëmtojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e me këtë duke e dëmtuar procesin e normalizimit mes dy vendeve.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës do t'i ndërmarr të gjitha masat për mbrojtjen e sovranitetit të shtetit.

Postimi i tij plotë:Serbia ka vazhduar me fushata të egra e të ndyta kundër Kosovës, duke tentuar ta dëmtojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e me këtë duke e dëmtuar procesin e normalizimit mes dy vendeve. Kosova ka ndërmarrë hapin e parë me vendosjen e masës në import prej 10%, por meqë kjo nuk ka mjaftuar që sjellja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës të ndryshojë, Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të vendosë taksë prej 100% për importin nga Serbia dhe Bosnja. Republika e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur sovranitetin dhe interesin vital të shtetit. /Telegrafi/