Hovenier: Gjithmonë është kënaqësi ta vizitosh Pejën
28/11/2023
“Gjithmonë është kënaqësi ta vizitosh Pejën”.
Kështu ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili gjatë ditës së martë ka vizituar Pejën.
Klubi i Basketbollit Peja, Qendra Nacionale e Xhudos, Memoriali i 11 shatorit “Kujtim dhe Miqësi” dhe Patrikana Ortodokse Serbe ishin ndër vendet që Hovenier i ka vizituar në Pejë.
Hovenier këtë e ka bërë të ditur përmes platformës X, ku për secilin vend që ka vizituar atje, i ka kushtuar disa foto dhe fjalë.


