Please enter at least 3 characters.

​Hoti: Bizneset dhe qytetarët përfitojnë 470 milionë euro nga Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

2020/07/Avdullah-Hoti-konference-pase-kthimit-nga-Parisi-foto-Ridvan-Slivova-11.jpg

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se përfitimet për qytetarët dhe bizneset nga Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19 janë rreth 470 milionë euro.

Sipas Hotit, në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij Projektligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë.

"Në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij Projektligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, rezulton se përfitimet për qytetarë dhe biznese sivjet dhe vitin e ardhshëm janë rreth 470 milionë euro. Ky vlerësim i efekteve ekonomike dhe sociale është nxjerrë duke analizuar secilin nen të Projektligjit. Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese", ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/