Horoskopi vjetor 2021: Mësoni se çfarë ju pret në sferën e punës, dashurisë dhe shëndetit
Çdo fillim është emocionues, dhe patjetër duhet të prisni që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, pra për të ditur se çfarë po përgatisin yjet për ju, ne ju sjellim horoskopin për vitin 2021, për secilën shenjë të zodiakut
Gjithsesi 2020-a nuk ishte një vit i shkëlqyeshëm për askënd, por ka shumëçka që duhet t’i gëzoheni vitit të ri që po vjen.
Edhe pse yjet parashikojnë kohë të mira që po vijnë, disa gjëra mbase mund të mos jenë të favorshme dhe gjithashtu mund të jenë jashtë kontrollit tuaj.
Për t'u përgatitur sa më mirë, lexoni horoskopin vjetor, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Fundi i janarit mund t’ju sjellë probleme me luhatjet e presionit të gjakut, ndërsa shkurti ju sjell rritjen e nervozizmit dhe pagjumësisë. Tre muajt e parë të vitit 2021 janë përgjithësisht pa ndonjë devijim të madh, ndërsa prilli ju sjell marramendje, dhe pastaj duhet të kontrolloni presionin e gjakut, por edhe presionin në sytë tuaj. Maji dhe qershori herë pas here mund të shkaktojnë dhimbje koke, të cilat përndryshe janë dhimbja juaj. Vjeshta rrit nervozizmin dhe dekoncentrimin, prandaj është e nevojshme të bëni kujdes pas timonit. Ju duhet pushim, sepse dini të jetoni me një ritëm të mprehtë dhe të shpejtë, gjë që nuk do t'ju pëlqejë. Kur të keni ditë pushimi, përdorni ato për pushime. Ju duhet të shmangni marrjen e ilaçeve krye më vete.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Kur është fjala për jetën tuaj private, Venera është e ngarkuar me të. Venera sundon me dashuri dhe kënaqësi të cilat janë të domosdoshme për lumturinë tuaj. Siç është duke rrjedhur viti 2020, ajo aktualisht është në shenjën e Peshkut ëndërrimtar. Dashuria juaj aktualisht është më e butë, gjë që partnerin tuaj do të mund ta zbusë dhe ta sharmojë. Hyjnesha e dashurisë kthehet në shenjën tuaj në fillim të shkurtit, kështu që dashuria bëhet më agresive. Përpiquni që partnerin tuaj thjesht të mos e shikoni si dikë të cilin e posedoni – jeta në çift është partneritet, jo diktaturë! Ekziston një harmoni i Venerës dhe Marsit (situata më e volitshme nga fundi i marsit) në fillim të marsit, e cila rritë impulsin tuaj seksual, por gjithashtu mund të shkaktojë që ta përdorni seksin si fshehje të cilitdo problem me të cilin lidhja juaj përballet. Shfrytëzoni sfidat e kësaj periudhe kalimtare që të hyni më thellë në çështjet themelore të partneritetit tuaj dhe mos lejoni që nevojat tuaj fizike të mjegullojnë emocionet e partnerit tuaj. Gjërat do të duhej të ktheheshin në normale deri në momentin kur Venera hyn në Luanin e lumtur në fillim të shtatorit, kur dashuria është e gjallë dhe e fortë. Egoja juaj tani dëshiron t’ju mundojë, mirëpo nëse ndiheni shkëlqyeshëm derisa merrni komplimente, kritikat mund ta bëjnë krejtësisht të kundërtën. Mundohuni t'i mbani gjërat lehtë, duke u argëtuar në vend që të preokupoheni me ekzagjerim dhe dramë.
Nëse jeni të lirë:Fundi i marsit sjell një prej periudhave më të lumtura kalimtare për Deshtë e lirë, për çka meritë ka harmonia ndërmjet Venerës dhe Jupiterit. Ky është definicioni i duhur i “fatlumëve në dashuri”. Nëse ka kaluar mjaft kohë që kur keni qenë kaq optimist për shkak të dashurisë, mbase ndjenjat do t’ju duken të çuditshme dhe të panjohura. Mos ikni nga lumturia. E meritoni të argëtoheni, të njihni njerëz të rinj, mbase edhe të njihni personin e duhur për Ju. Venera e dashurisë hyn në shenjën Gaforres emocionale në fillim të gushtit, ajo në këtë shenjë ndihet shumë rehat dhe ka lidhshmëri të veçantë. Rezultatet pozitive të kësaj lidhjeje të posaçme do t’i shihni në jetën tuaj dashurore atëherë kur të jeni të motivuar të gjeni lidhjen dashurore së cilës do t’i përkushtoheni. Nëse jeni ngopur me lojëra në sferën e dashurisë, kjo periudhë do të jetë e mirëseardhur për ju. Nga mesi i dhjetorit Venera do ta kalojë një kohë në shenjën e Shigjetarit të zjarrtë dhe aventurier, në këtë moment zemra Juaj do të duhej të jetë e gatshme që më të mos fshihet. Ndonjëherë shkon nga një lidhje e shkurtër në tjetrën, por çfarë vërtet ka në zemrën Tuaj? Venera në Shigjetarin këtë do ta zbulojë. Është e vështirë të fshihet çfarë vërtet ndieni në këtë periudhë kalimtare në të cilën shihet se si zhvillohet dashuria. Nëse jeni të mbërthyer në pyetjen “duam apo nuk duam”, Desh, është koha të vazhdoni përpara.
Shëndeti: Janari, shkurti dhe marsi ju sjellin nervozizëm të shtuar, herë pas here edhe luhatje presioni, por gjithçka do të jetë brenda kufijve normalë. Gjysma e dytë e prillit dhe gjysma e parë e majit janë shënuar nga një rënie e imunitetit, një tendencë ndaj infeksioneve dhe lëkundjeve të hormoneve. Gjatë verës, duhet të lëvizni më shumë dhe të ndryshoni dietën tuaj. Trakti urogjenital mund të jetë më i ndjeshëm gjatë tre muajve të fundit të këtij 2021. Flini më shumë gjumë, praktikoni teknikën e re të relaksimit dhe qëndroni më shpesh në natyrë. Gjatë vjeshtës patjetër duhet të besoni që kreativiteti është shumë afër dhe prandaj qetësohuni, meditoni dhe pushoni mirë. Vitaliteti do t’ju kthehet së shpejti.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Venera shpejt ndryshon fokusin e saj nga Ujori liridashës në fillim të vitit, te Peshqit ëndërrimtarë në mes të janarit (Venera e fillon vitin në shenjën e Peshqve), kështu që do të ndieni një energji më të butë dhe më intuitive pothuajse menjëherë. Megjithëse idealizmi është vendosur tani, ai optimalizohet nga lidhja me Neptunin, sundimtar i Peshqve, në fund të muajit. Po i gëzoheni një marrëdhënieje më të thellë dhe më shpirtërore me partnerin tuaj, ndërsa po kaloni kohë duke pushuar dhe ëndërruar bashkë. Venera e dashurisë hyn në shenjën e kujdesit ndaj Gaforres në fillim të gushtit, kur fokusi i energjisë suaj është te familja dhe shtëpia. Tani jeni shumë mbrojtës ndaj partnerit tuaj dhe do të kujdeseni që partneri juaj, si dhe të gjithë anëtarët e familjes të ndihen të lumtur dhe të sigurt. Kjo ngrohtësi dhe ky përkushtim veprojnë si mburojë e guaskës që keni krijuar rreth të dashurve dhe është e pamundur të dilni nga ajo. Pozicioni i favorshëm i Neptunit të butë në fund të gushtit i kontribuon një atmosfere të dhembshur dhe romantike, kështu që kjo do të ishte një periudhë ideale për të bërë një punë njerëzore së bashku. Ndani dashurinë dhe shikojeni atë se si shumëzohet! Një Hënë e plotë në shenjën tuaj në ditën e fundit të tetorit mund të intensifikojë ndjenjën e xhelozisë, e cila mund të dëmtojë vërtet marrëdhënien tuaj. Nëse keni ndonjë dyshim, kjo periudhë e Hënës së plotë nuk është koha më e mirë për t'i shprehur ato. Prisni që energjia të bëhet më pak e paqëndrueshme për të shprehur dyshimet dhe dilemat që keni.
Nëse jeni i lirë:Venera, fokusi i së cilës është te dashuria, është tek Ujori në fillim të vitit (Venera është te Peshqit), kështu që është në rregull që të jeni solo. Kur Venera arrin shenjën tuaj në fillim të marsit, ju do të përqendroheni akoma më shumë se ku dhe si të gjeni një partner të mundshëm më të besueshëm. Partneri juaj i përsosur do të ishte dikush që ka të gjitha cilësitë e mbështjella në një - natyrshëm bukuria të tërheq vëmendjen, por nuk do të vendoseshit pranë dikujt që nuk ju motivon në fusha të tjera. Venera hyn në retrogradë nga mesi i majit deri në fund të qershorit, kështu që mund t’ju paraqitet një prej ish-partnerëve tuaj. Do të merrni përsëri disa kujtime pozitive, si dhe vuajtjet që erdhën me ndarjen. Dëshironi vërtet ta përjetoni? Ciklet retrograde ju ofrojnë mundësinë për të pushuar dhe rishqyrtuar gjërat, dhe kjo nuk do të thotë që ju duhet të ktheheni mbrapa. Ju mund të dëshironi të hapeni ndaj përvojave të reja në të ardhmen, në vend që të jetoni momente të dhimbshme nga e kaluara. Hëna e re në shtëpinë e partneritetit në mes të tetorit ju ofron mundësi të mëdha për të krijuar një marrëdhënie të ekuilibruar, të shëndetshme, nëse kjo është ajo që ju po kërkoni. Tani ju jeni të prirë për përshtatje dhe jeni të gatshëm të bëni gjithçka për t'i bërë gjërat të funksionojnë me personin e duhur. Drejtësia është një përparësi për ju, por kini kujdes që të mos bini në një gjendje pavendosmërie. Të mendosh për shum ë gjëra ose të përpiqesh të plotësosh çdo dëshirë të dikujt nuk është as realiste dhe as e shëndetshme.
Shëndeti: Rënia e imunitetit do t’ju shoqërojë pothuajse gjatë gjithë tremujorit të parë, mirëpo theksi do të jetë në problemet psikosomatike. Mund të keni herë pas here ankth dhe sulm paniku. Në shkurt do të keni motivim të mjaftueshëm të bëni ushtrime fizike. Gjatë pranverës është e domosdoshme të verifikoni presionin e gjakut dhe presionin e syve, sepse janë të mundshme luhatje të mëdha., transmeton Telegrafi. Nga fundi i verës dhe i vjeshtës do të jeni të prirë ndaj viruseve, ndërsa dimri mund t’ju shkaktojë dhembje koke. Deri në tetor do të shmangni me sukses vështirësitë, mirëpo deri atëherë shprehitë e pashëndetshme do të fillojnë të marrin haraç.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje:Venera e cila është e fokusuar në dashuri e fillon vitin në Ujorin jokonvencional, andaj ndryshimi do të duket emocionues. Eksperimentoni dhe mos u frikësoni të provoni gjëra të reja. Venera hyn te Peshqit ëndërrimtar nga mesi i janarit, duke krijuar skenë romantike. Kujdes të mos e idealizoni shumë partnerin apo lidhjen gjatë gjashtë javëve të ardhshme. Të detyrosh që gjërat të jenë perfekt do ta bëjë më të vështirë për ty kur iluzioni të prishet. Marsi agresiv hyn në një nga shenjat që sundon, te Dashi i zjarrtë, në fund të qershorit, i cili përfshin një numër në jetën tuaj seksuale. Po brengoseni shumë që t’i plotësoni nevojat tuaja – mirëpo a është aty partneri juaj? Venera e zjarrtë po has në një pengesë të vogël gjatë rrugës së saj nëpër Virgjëreshën reale katër javë para fillimit të tetorit, mirëpo duke parë dashurinë nëpër logjikë nuk është edhe aq keq. Janë të vogla shanset që t’ju preokupojë ndonjë romancë, gjë që lë hapësirë që të fokusoheni në gjërat të cilat duhet t’i bëni.
Nëse jeni i lirë:Venera romantike vitin e fillon në Ujorin liridashës, gjë që do të thotë që po bëni jetë beqari dhe që po kënaqeni në të. A ekzistojnë momentet kur do të dëshironit të keni ndonjë person pranë vetes? Normalisht, po. Por energjia miqësore e Ujorit ju tregon se nuk ju mungon shumë ndërsa jeni solo. Sapo Venera të hyjë në shenjën e Peshqve romantikë nga gjysma e janarit, humori juaj do të ndryshojë. Peshqit mund të ndikojnë që të jeni të etur për kujdes, mirëpo nuk ka asgjë të keqe te ai që dëshironi ta keni partner. Tani jeni në kërkim të partnerit ideal, mirëpo është e vështirë ta gjeni dikë i cili përputhet me personin ideal të cilin e keni projektuar në imagjinatën tuaj. Marsi komandues hyn në shenjën e Dashit të zjarrtë në fund të qershorit, kështu që nuk do ta keni problem t’i afroheni një të panjohuri (ose të një simpatie) dhe të thoni saktësisht se çfarë keni në mendje. Po, kjo mund të çojë deri te refuzimi – mirëpo mund të ndodhë edhe diç shpërthyese. Definicioni i kësaj energjie është “kurrë nuk do të mësoni derisa nuk provoni”. Kur të jetë Marsi te Dashi, është më mirë të kërkoni falje se sa leje. Venera dashurore e kalon kohën te Peshorja e fokusuar në lidhje dashurie, një ndër shenjat me të cilët sundon nga fundi i tetorit, kështu që në gjashtë javët e ardhshme gjithçka ka të bëjë me dashurinë. Është e lehtë të vendosen marrëdhënie harmonie, veçanërisht me njerëzit të cilët e duan dashurinë sa edhe ju. Partnerët potencialë dashurorë mbase do të mendojnë që po silleni me më shumë kujdes se zakonisht për të shmangur konfliktin. Si Binjak, është më mirë t'u tregoni njerëzve të të dyja palëve tuaja menjëherë, sesa të dal në shesh më vonë dualiteti juaj.
Shëndeti: Gjithmonë emocionale, Gaforrja është shpesh armiku më i keq i vetvetes kur bëhet fjalë për shëndetin. Ushqimi i pashëndetshëm dhe mënyra e jetesës do t’jua dobësojë imunitetin. Katër muajt e parë ju sjellin një rënie të imunitetit dhe luhatje të presionit, të cilat shpesh mund t’ju shkaktojnë marramendje. Është e nevojshme t’i ndryshoni shprehitë tuaja jetësore dhe të shëtitni më shumë. Pranvera dhe vera e vonë ju sjellin shëndet të mirë, kështu që do të jeni rezistues ndaj viruseve. Vjeshta ju sjell një alergji të shtuar dhe dhimbje të fytit. Fundi i vitit është i pafavorshëm për shkak të eklipsit të Diellit dhe ndikon përsëri në rënien e imunitetit.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Ka pasur disa ngritje dhe rënie të cilat ju kanë çuar deri aty që të kuptoni përse keni qenë fare të lidhur për partnerin tuaj. Urani vazhdon kalimin nëpër shenjën e Demit, gjë që i ndihmon shenjës suaj që këtë vit vërtet të marrë shkëndija gëzimi dhe kreativiteti. Kjo mund të ndihmojë që vibracionet e miqësisë të jenë të gjalla në cilëndo lidhje romantike dhe të zbutë grindjet e papritura, të cilat shpesh mund të përfundojnë me shaka pikërisht për këtë shkak. Këtë vit, për shkak të intensitetit të shtuar të miqësisë në partneritet, nuk do të dini përse jeni grindur, nëse fare do të grindeni me partnerin tuaj. Ciklet e sivjetme të errësimeve kanë vibracion goxha qartë. Errësimi i plotë i zjarrtë i Hënës te Shigjetari zgjeron shtëpinë tuaj të gjashtë, duke lehtësuar kryerjen e punëve në lidhjet tuaja. Për ato Gaforre të cilat kalojnë nëpër terapinë e çifteve, është kjo vërtet suazë për kryerjen e asaj pune në një mënyrë krejtësisht të shëndetshme, për këtë do të keni mbrojtjen e Hënës. Kjo periudhë kohore gjithashtu pasqyron vibracionet e partnerit tuaj, veçanërisht pasi eklipsi diellor unazor më 10 qershor në Binjakët ngrihet përmes shtëpisë tuaj të dymbëdhjetë të zhvillimit psikologjik. Këtë vit njerëzit do të lidhen në planin shpirtëror në lidhjet e tyre nëpërmjet përvojave dhe parandjenjave të çuditshme. Errësimi i plotë i Diellit, më 4 dhjetor, në Shigjetarin gjithashtu mban flakën, duke rritur impulsin edhe në pjesën tjetër të vitit.
Nëse jeni të lirë:për ato Gaforre të cilat tani dëshirojnë vetëm të njohin dashurinë e jetës së tyre, ky vit nuk do t’u jetë i lehtë. Mirëpo, s’ka dyshim që shumëçka do të mësoni gjatë këtij viti. Aq më parë cikli i sivjetmë i errësimit do të ndikojë në jetën tuaj dashurore. Ndërsa shenja juaj e ujit bëhet e ndikuar nga elementët e ajrit dhe zjarrit nëpërmjet shenjave të Binjakëve dhe Shigjetarit, ka shumë mundësi dhe opsione të ndryshme që mund t’i ndiqni. Sidoqoftë, mund të gaboni nëse nuk jeni shumë të kujdesshëm. Gjysma e parë e vitit mund të shënohet nëpërmjet disa skenarëve të ndryshëm. Do të ishte më e përshtatshme të zgjidhni atë që ju mbush me pasione dhe kënaqësi. Ndërsa sezoni juaj i ditëlindjes lëviz midis qershorit dhe korrikut, ju mund të ndiheni pak më të zhytur në mendime dhe të gatshëm për një ndryshim tjetër. Në fakt, vetëm rreth shtatorit do të jeni gati për një histori të plotë dashurie romantike që do t'ju pushtojë juve dhe partnerin tuaj të ardhshëm. Ka diçka në të kaluarën tuaj që nuk e keni zgjidhur plotësisht me ish-partnerin tuaj, do të duhet të zgjidhet këtë vit, në mënyrë që të jeni gati të filloni një jetë të re deri vitin e ardhshëm. Kjo do të ndodhë deri në mes të tetorit, duke ju dhënë përfundimisht informacionin që ju nevojitet për të ecur përpara dhe për të vlerësuar romancën që do t'ju japin eklipset e Hënës më 19 nëntor dhe 4 dhjetor.
Shëndeti: Rënia e imunitetit dhe ndjeshmëria ndaj viruseve shfaqen në dy muajt e parë e këtij viti. Në gjysmën e dytë të marsit dhe gjatë prillit dhe majit, energjia e jetës ju kthehet. Në mars dhe në prill do të keni nevojë për më shumë gjumë, ndërkaq shkuarja e hershme në shtrat do t’jua forcojë imunitetin. Ndryshoni zakonet tuaja të të ushqyerit, transmeton Telegrafi. Gjatë verës, variacionet në presion dhe dhimbjet e shpinës janë të mundshme. Vjeshta dhe dimri ju sjellin stabilizim. Pushimi është çelësi në vitin 2021. Do të ndodhin aq shumë gjëra sa të tundoheni t’i lini anash pushimin dhe ushtrimet, por më vonë do t’i ndieni efektet.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Nëse i keni fshehur detajet e ndonjë marrëdhënieje romantike afatgjatë për pjesën më të madhe të vitit ose viteve të kaluara, mbase është koha të hapeni dhe të bëheni më të shoqërueshëm, në vend që të shiheni gjithmonë si një lider i vetmuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata Luanët që mendojnë të hapin një biznes familjar ose të lidhin dashurinë dhe prosperitetin financiar në një farë aftësie. Çiftet mund të marrin disa vendime mjaft të pakuptueshme që nuk kanë aspak kuptim për botën e jashtme. Ju madje mund të mendoni të shkoni te një partner për të kursyer para ose të zhvendoseni në një vend më të lirë së bashku për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj. Eklipsi i plotë i Hënës, më 26 maj, zmadhon shtëpinë tuaj të pestë të fëmijëve, shprehjen dhe kreativitetin, duke zgjuar nevojën tuaj për të drejtuar jetën tuaj për mirë, në mënyrë që t'i sillni çelësat e mbretërisë vetes dhe partnerit tuaj. Ekziston edhe një zhvendosje e vogël që vazhdon për sa i përket komunikimit, por ju me të vërtetë mund të merrni një vendim pas qershorit, pas eklipsit të Diellit në Binjakët (7/10) dhe Merkurit retrograd (7/22). Ditëlindja juaj sjell mundësinë për sukses të vërtetë dhe vendime që ndryshojnë jetën për ju dhe partnerin tuaj. Me kalimin e kohës, ndërsa viti kalon me një eklips tjetër të zjarrtë - këtë herë nga një valë e plotë dielli përmes Shigjetarit - ju jeni absolutisht i vetëdijshëm për dhuratat që ju bëhen, prandaj uluni në fronin tuaj pranë partnerit tuaj dhe jini të gatshëm t'i merrni ato!
Nëse jeni të lirë: 2020-a ju ka dhënë një shije të asaj që ju pret vitin e ardhshëm. Ju madje mund të mendoni të hyni në një marrëdhënie më të gjatë para se të jeni plotësisht të përgatitur. Përpiquni të jeni të kujdesshëm, veçanërisht gjatë kohës kur keni të bëni me disa oscilime më të forta midis shkurtit, majit dhe dhjetorit. Për një Luan, kjo mund të duket si një kohë për të ndryshuar. Mos harroni, të gjithë ndihen paksa të krisur gjatë përshtatjes hapësinore të këtij viti midis Saturnit në Ujor dhe Uranit në Dem. Sidoqoftë, për ju kjo mund të zvogëlojë angazhimin për lidhjen, dhe për disa Luanë mund të çojë edhe në ndarje të plotë. Ndoshta thjesht ndiheni të lodhur nga lidhja dhe, në një farë mënyre, dëshironi të hiqni qafe ciklet e kaluara. Disa Luanë madje mund të braktisin marrëdhënie afatgjata dhe të hyjnë sërish në sferën e shoqërimit, nëse nuk ndihen sikur janë në një partneritet të barabartë. Ky mund të ketë qenë një rast më i zakonshëm me ata Luanë që kanë menduar se diçka po mungonte, por thjesht nuk kanë arritur sukses. Pra, pak më shumë guxim! Ciklet e eklipsit të këtij viti janë shumë të dobishme për të dalë nga zona juaj e rehatisë. Me gjithë energjinë e Ujorit që noton nëpër shtëpinë tuaj të shtatë personale, kjo gjithashtu mund të ketë efekt të kundërt në personalitetin tuaj. Ndoshta mund të gjesh dashuri me dikë që është krejtësisht ndryshe nga ti? Ata mund të kenë një stil tjetër nga stili juaj, por ju do të përputheni në disa segmente. Kjo është diçka që do ta hasni vazhdimisht në jetën tuaj të dashurisë në vitin 2021. Është një përvojë unike dhe e pazakontë këtë vit! Mundohuni të zgjeroni imazhin tuaj për një marrëdhënie ideale duke u lidhur me dikë që është i pazakontë!
Shëndeti: Fillimi i vitit ju sjell probleme psikosomatike, mbi të gjitha, ju sjell ankth. Mundohuni të bëni ushtrime dhe t’i ndryshoni shprehitë, veçanërisht prirjen drejt analizave negative. Kjo mund t’ju krijojë menjëherë një gjendje paniku. Dy muajt e parë janë mjaft të tensionuar dhe stresues. Marsi, prilli dhe maji kërkojnë një ndryshim të mënyrës së jetesës. Është e nevojshme të keni kujdes nga alergjitë dhe ilaçet ose terapitë e paprovuara. Gjatë gjithë vitit, herë pas here mund të keni ndonjë problem me stomakun dhe zorrët tuaja nervoze. Nëse mësoni të dalloni dembelinë nga lodhja kronike, do të dini kur do t’i përkushtoheni aktivitetit të shtuar fizik, e kur pushimit. Marrja me sportin dhe pushimin do të jenë vendimare për shëndetin tuaj.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Për Virgjëreshat e zëna ky vit është një udhëkryq interesant. Shenja juaj nuk është ajo e cila lehtë qëndron në partneritete afatgjata nga pikëpamja konvencionale. Duhet shumë besim dhe respekt midis partnerëve për të qëndruar së bashku. Ky vit nuk e pasqyron vetëm jetën tuaj të dashurisë përmes nyjave kryesore dhe eklipseve magnetike. Do të hasni mësime nga disa cikle retrograde shumë njohëse të Merkurit që ose përmirësojnë aftësitë tuaja të komunikimit, ose tregojnë se çfarë duhet të përmirësohet. Të dy aspektet kërkojnë shumë punë personale. Pjesa më e madhe e majit deri në fillim të korrikut shërben si një pikë kthese në të gjitha fushat e dashurisë dhe mirëkuptimit reciprok. Disa çifte me të vërtetë do të duhet të zgjidhin disa nga mosmarrëveshjet e tyre dhe atyre do t'u jepen disa zgjedhje në vendim - si të procedohet!? Mos harroni se kjo gjithashtu do të përfshijë një luftë kolektive, kështu që mund të ketë lidhje me diçka përtej kontrollit tuaj. Angazhimi juaj në vetveten do të kuptohet gjatë lëvizjes retrograde të Merkurit në Peshore nga 26 shtatori deri më 18 tetor, prandaj kuptojeni këtë si një cikël pastrimi të të gjitha gjërave të këqija me partnerin tuaj, i cili, plotësisht, do të provojë durimin tuaj. Nëntori dhe dhjetori e mbyllin vitin me një ndjenjë kënaqësie. Duket se do ta kapërceni me sukses stuhinë dhe do të dilni nga ajo të ndryshuar.
Nëse jeni vetëm:Ky mund të jetë një vit shumë më i lehtë për ata që duan të qëndrojnë të lirë këtë vit. Virgjëreshat madje mund të mendojnë se nuk po argëtohen aspak, kryesisht sepse më shumë preferojnë ta përqendrojnë vëmendjen e tyre te diçka tjetër. Pikërisht në këtë fushë universi mund t'ju sjellë gjëra të mira, të cilin thjesht nuk mund ta refuzoni! Në çdo rast, fryma e përgjithshme e vitit 2021 mund t'ju lejojë të argëtoheni pak edhe kur ndieni një përpjekje të vazhdueshme për t'u përqendruar në punë. Ka hapësirë të mjaftueshme për argëtim, flirt, të cilat mund t'ju sjellin probleme të vogla, nëse nuk jeni shumë të kujdesshëm. Nëse është e mundur, përpiquni të shmangni marrëdhëniet që duken si afera. Ndërsa cikle të caktuara eklipsi përshkojnë shtëpinë tuaj të dhjetë dhe të katërt, kjo mund të çojë në marrëdhënie fantastike, të reja, si dhe në shpirtrat që nuk janë të lehtë për t'u gjetur. Ndonjëherë takojmë njerëz për ndonjë arsye më pak të rëndësishëm, por ndonjëherë mund të jetë një arsye vërtet e veçantë! Dhe viti 2021 mund të sjellë dikë që është i destinuar t'ju japë jetë. Ekziston një ndjenjë e përcaktuar e fatit se tashmë keni takuar dikë, edhe nëse sapo e keni takuar. Kjo ndjenjë është mjaft e përhapur gjatë eklipsit të plotë të Hënës së Shigjetarit, më 26 maj, eklipsit të unazës së Diellit më 10 qershor në Binjakët, si dhe eklipsit të plotë të Diellit më 4 dhjetor në Shigjetar! Në vitin 2021, shumë flirte ndodhin! Vërtet është bukur të ndihesh i dashur dhe i vlerësuar, pra edhe ky vit mund t'ju sjellë më shumë shanse për një takim romantik argëtues dhe të paharrueshëm.
Shëndeti: Problemi në fillim të vitit ka të bëjë me problemet psikosomatike në formën e rritjes së nervozizmit dhe pagjumësisë, si dhe nervozizmit të stomakut. Një rënie e imunitetit dhe një ndjenjë e një rënieje të energjisë mund t'ju ndjekin deri në mes të marsit. Stresi dhe bashkë me të mungesa e pushimit për shkak të obligimeve të shumta do të jetë armiku më i madh i organizmit tuaj. Pas kësaj, energjia juaj do të kthehet dhe do të ndiheni mirë gjatë prillit dhe majit, transmeton Telegrafi. Vera ju sjell përsëri një rënie të energjisë, prandaj është e nevojshme të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Vjeshta dhe fundi i dimrit sjellin nervozizëm. Joga dhe fitnesi do t’ju ndihmojnë ta përtërini harmoninë psikofizike.
Dashuria: Nëse jeni në një lidhje: Marrëdhëniet tuaja mund t’u mbijetojnë të gjitha pengesave vetëm nëse e dini për çfarë po luftoni! Shenja juaj e Peshores merr një azhurnim të madh ndërsa planeti i strukturës kalon nëpër shenjën e Ujorit. Kjo është e mrekullueshme për ato çifte për të cilët familja është shumë e rëndësishme. Këtë vit po kaloni procesin e lindjes, kështu që është një periudhë e përshtatshme për krijimin e një familjeje. Procesi përballet me sfida gjatë gjithë vitit, pasi një kuadrat i fuqishëm midis Saturnit në Ujor dhe Uranit në Dem mund të krijojë një uragan të lidhjeve karmike. Kërkohet nga ju t’i braktisni të gjitha nocionet e paramenduara të dashurisë, sepse mund të ndodhë që pritjet tuaja të tradhtohen. Kjo do të thotë që nëse jeni me dikë tani dhe ai po e vë në provë durimin tuaj, ju me siguri do të merrni një vendim nëse do të ndaheni. Fati tregon se Dita e Shën Valentinit për ju këtë vit, si dhe 14 qershori dhe 24 dhjetori, janë ditë të shkëlqyeshme për të marrë vendime. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni gati, por do të përballeni me disa mësime të rëndësishme nga ekzistenca afatgjatë e një marrëdhënieje romantike që ose do t'ju ringjallë ose do t'ju thyejë. Ciklet e eklipsit të vitit 2021 gjithashtu ndikojnë në këtë rrugë të fatit, duke ju dhënë disa ngjarje të papritura, ndërsa e vërteta del në dritë gjatë eklipsit të total të Hënës më 26 maj në Shigjetar. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu, sepse partneri juaj do t'ju shohë ashtu siç jeni! Kjo gjithashtu reflektohet në eklipsin e fuqishëm të unazës së Diellit në Binjakët më 10 qershor, eklipsin e pjesshëm më të qëndrueshëm të Hënës më 19 nëntor dhe mësimin e shkëlqyeshëm për çiftet në eklipsin total diellor më 4 dhjetor.
Nëse jeni të lirë:Shenja juaj e Peshores, më shumë preferon të jetë në një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme, sepse do t'ju ndihmonte të ekuilibroni veten. Kjo do të thotë që patjetër duhet të jesh me shpirtin tënd binjak, ndërsa viti 2021 mund të drejtojë dikë që është plotësisht ashtu – shpirtin tënd binjak! Ky mund të jetë viti kur takoni dashurinë e jetës suaj. Viti që keni përpara sjell me vete një përvojë të gjerë të botës dhe një kthesë drejt natyrës dhe shpirtërores që do t'ju ndihmojë të jeni gati për një partneritet një herë në jetë. Ndoshta jeni ndier i mbërthyer në një humnerë dhe se duhet të eksploroni botën në një mënyrë krejt tjetër - aty do të jetë pikërisht ai person! Ata ndihen njësoj, dhe janë në të njëjtin vend me ju! Lërini eklipset e Diellit dhe Hënës t'ju ndihmojnë të gjeni dikë që i meriton cilësitë tuaja. Ndonëse mund të ndiheni të vetmuar, ju këshillojmë që të jeni të durueshëm deri në fillim të vitit. Ju jeni pikërisht aty ku duhet të jeni - lumturia sapo ju ka ardhur! Orari i eklipsit diellor për muajt maj dhe qershor është në rregull me aurën tuaj fantastike! Besoni se universi ka një plan për ju! Në këtë kohë, mund të ndodhë një takim që e veçon vërtet dikë nga të gjithë të tjerët! Ju kurrë nuk do ta mësoni nëse nuk përpiqeni, dhe kjo është koha e duhur për t'u hapur për një mori mundësish! Megjithëse viti 2021 mbyllet retrogradisht me planetin tuaj të shtëpisë Venerës, nga 19 dhjetori, do të habiteni se sa e vlerësoni interesin tuaj të tanishëm të dashurisë ose mësimin që ju ndihmon ta shëroni zemrën tuaj!
Shëndeti: Imuniteti dhe ndjeshmëria e ulur e fytit dhe mushkërive do të jenë pikat tuaja të dobëta. Nëse jeni duke e tepruar me pirjen e duhanit, përpiquni ta lini, sepse problemet mund të ndodhin nën këto ndikime. Problemi tjetër që mund të ndodhë herë pas here te ju janë problemet reumatizmale dhe luhatjet e presionit. Në veçanti në mes të vitit, mund të keni probleme me presionin, prandaj punoni në parandalimin e tij. Do të jeni me shëndet të mirë gjatë pjesës tjetër të vitit. Pos aktivitetit fizik, do t’ju përshtatet edhe aktiviteti i shtuar mendor, ndërkaq mprehtësia e mendjesr do t’ju ndihmojë të përmirësoni përqendrimin e dobësuar. Nga tetori deri në dhjetor kujdes me nyjat, ndërsa dhembjet e shpinës zgjidhni me gjimnastikë.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: në vitin 2021, marrëdhëniet tuaja do të pësojnë shumë ndryshime. Do t'ju kërkohet ta shikoni veten nga një këndvështrim tjetër, domethënë më shumë sesa keni bërë dikur. Për ata Akrepa që janë në një lidhje, kjo është një provë nëse partneriteti juaj mund ta përballojë atë lidhje apo jo. Ideja e një marrëdhënieje të ekuilibruar me respekt ndaj partnerit do të jetë vendi ku kjo do të jetë më e rëndësishme. Nëse jeni me dikë që nuk ju shikon me të njëjtën dozë vëmendjeje siç e shikoni edhe ju atë, atëherë është më mirë ta përfundoni këtë marrëdhënie këtë vit. Nëse partneri juaj ju mbështet dhe ju vlerëson ashtu siç jeni në të vërtetë, atëherë mos e përfundoni marrëdhënien, sepse sigurisht që jeni të lumtur për situatën e këtillë. Ka fusha kryesore ku vendimet e mëdha do të duhet t’i merrni këtë vit dhe ju do të duhet vërtet t'i përgjigjeni secilës prej tyre plotësisht vetë. Kjo veçanërisht ka të bëjë me muajt shkurt, maj, qershor dhe nëntor. Ju tashmë keni kaluar nëpër vështirësi të mëdha këtë vit, por tani jeni në një regjim pastrimi në fusha të ndryshme të partneritetit tuaj. Një eklips i pjesshëm i Hënës, më 19 nëntor, do t'u japë një kuptim interesant motiveve të dikujt. Kjo ju përgatit për një periudhë dashurie iluminuese që do të ketë ndikim te ju gjatë gjithë vitit deri në 2022. Gjithsesi, ky vit do të kërkojë pak më shumë dhembshuri nga ana juaj, por sado e lehtë që të duket, nuk është diçka që mund ta bëni aq lehtë. Nëse keni probleme me disa vendime këtë vit, do të ishte mirë të konsultoheni me një astrolog, në mënyrë që të shihni më qartë se çfarë duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje.
Nëse jeni të lirë:viti 2021 mund të krijojë hapësirë për takime të rastësishme dhe aranzhime fatale për Akrepat beqarë. Ka shumë mundësi që takimet e pasionuara të fillojnë shpejt, vetëm për të humbur në një çast, sepse dikush tjetër ka ndërhyrë në to. Ju nuk duhet të shqetësoheni shumë nëse nuk kërkoni ndonjë gjë serioze, sepse ky është një vit i shkëlqyeshëm për t'u argëtuar dhe të joshur disa marrëdhënie jokonvencionale. Akrepat që duan diçka në një afat të gjatë dhe të përkushtuar, duhet t’i shikojnë aspektet e shenjës së tyre dhe shenjës së personit tjetër me të cilin dëshirojnë të krijojnë diçka. Ekziston një relaksim midis dëshirave tuaja personale dhe asaj që interesi juaj i dashurisë po tregon vërtet për t'ju sfiduar. Maji dhe qershori do të jenë pikat kryesore që ju t’i realizoni vërtet dëshirat tuaja. Ju madje mund të kapni disa ndjenja në atë kohë. Mund t’ju ndihmojë për të bërë grafikën tuaj të lindjes dhe atë të partnerit tuaj të mundshëm. Kontaktoni ndonjë astrolog për t'ju ndihmuar që ta rishikoni tërësisht marrëdhënien tuaj. Tematika e përgjithshme këtë vit përfshin rënien në dashuri në çast, ëndërrimin për atë person dhe më pas kur ta mësoni të vërtetën për atë person, realitetin e tij, do të humbisni interesin për të. Kjo është diçka që mund t’ju shqetësojë këtë vit dhe jo vetëm në një rast. Urani është dinak në atë kuptim dhe ndërsa ky planet kaotik hedh rrufe nëpër hapësirë, po kështu zemra juaj do të ndërthuret në këtë ndryshim të trazuar. Mos harroni të hipni në valët e ndjenjave tuaja dhe të filloni të vlerësoni ndjenjat e dikujt që i ka për ju!
Shëndeti: Ju jeni mirë me shëndet këtë vit, por herë pas here mund të ftoheni ose të keni një tendencë të shtuar ndaj dëmtimeve, kështu që ju këshillojmë të jeni më të kujdesshëm. Jeni plot energji, në mars do të filloni të ndieni lodhje dhe do t’u ekspozoheni sëmundjeve, andaj filloni me detoksifikim dhe kurë. Pjesa e dytë e verës ju sjell rritjen e nervozizmit, dhe kjo veçanërisht do të ndikojë në ndryshimin e presionit të gjakut, transmeton Telegrafi. Marrja me sport do t’ju bëjë mirë tërë vitin, aq më tepër që do të shpenzoni tepricën e kalorive të futura në organizëm, të cilat në qershor rrezikojnë linjën tuaj trupore. Shmangni pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimin e shpejtë.
Dashuria: Nëse jeni në një lidhje:Shumë gjëra ndërthuren këtë vit, kështu që ky vit do të jetë një kohë e rëndësishme për ata Shigjetarë që janë në marrëdhënie afatgjata. Nga ju kërkohet të bëni me kujdes kompromise gjatë gjithë vitit dhe në të njëjtën kohë të pajtoheni me ndryshimet që po kaloni. Si një shenjë zjarri, ju jeni të aftë të lëvizni në një drejtim të sigurt, gjë që është e rëndësishme edhe për shenjat e ajrit këtë vit. Nëse partneri juaj është një shenjë uji ose toke, ndoshta mund ta kenë pak më të vështirë që të përballen me sfidat e caktuara të cilat i sjell ky vit, ndërkaq ju mbase do të tërhiqni të tjerët nëpër disa valë të ashpra emocionale. Nuk ju pengojnë bllokadat, sepse i përjetoni si sfida të cilat vërtet mund t’i zgjidhni. Vetëbesimi juaj merr hov respektimi të të tjerëve, derisa Jupiteri kalon nëpër shenjën e Ujorit gjatë pjesës së parë të vitit 2021. Gjëra të shumta të mira do të vijnë në formë të faljes dhe mirëkuptimit për të tjerët. Mund të liroheni nga analizimet e imtësive negative dhe thjesht ta pranoni dikë ashtu siç është. Ky vit i sjell lidhjes suaj shumë dhurata, ato janë respektimi, besnikëria dhe lumturia. Ciklet e gjithmbarshme të eklipsit do të jenë zona të fuqishme të ndryshimeve. Çiftet do të detyrohen të kalojnë së bashku nëpër dyer të mëdha vendimtare, posaçërisht midis mesit të majit dhe fillimit të korrikut. Kjo është vetëm një kthesë në të cilën nga ju kërkohet që të përballeni me fatin tuaj pa marrë parasysh a jeni të gatshëm për të apo jo! Kjo është koha në të cilën rëndësia e punës ekipore do të arrijë sukseset e plota të saj, qoftë nëse tashmë keni familje me partnerin tuaj apo jo! Në vitin 2021 do t’ju nevojiten shkathtësitë e dëgjimit të të tjerëve dhe komunikimi i kujdesshëm në mënyrë që romanca juaj të jetë e qëndrueshme!
Nëse jeni të lirë: Për ata Shigjetarë të cilët kërkojnë partner, këtë vit do të jenë në kërkim të dashurisë! Nuk ka shumë nevojë për përmirësime të cilat duhet të ndodhin në jetën tuaj, posaçërisht për ata Shigjetarë të cilët tashmë kanë shijuar lidhjen e pashëndetshme dhe toksike. Mbase ekzistojnë disa gjëra në të kaluarën të cilat do të dëshironi fuqimisht t’i bashkohen botës tuaj të re, ndërsa nyjat e fatit qarkullojnë midis nyjës jugore e cila i liron tregimet e vjetra në shenjën tuaj dhe nyjës veriore e cila ju tërheq në drejtim të diçkaje të re. Plagët tuaja dashurore me siguri ende nuk janë shëruar, mirëpo nga ju nuk kërkohet që me to të përballeni drejtpërdrejt. Ciklet e eklipsit në këtë vit do t’ju sjellin çdo skenar të mundshëm të cilin mund ta imagjinoni, andaj bëhuni gati për aventura të mëdha në vitin 2021. Këto cilësime të reja mund të përfshijnë ish të dashurit, por në fund do ta kuptoni përsëri se ka një arsye pse ata janë ish të dashur. Kini parasysh që kjo është temë për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, madje edhe kur ju takojnë eklipset e muajve maj, qershor, nëntor dhe dhjetor! Pra, përgatitja për gjëra të këqija dhe ndryshime të mëdha në fillim të janarit do të jetë mënyra më e mirë që të përqendroheni në jetën tuaj pa pasoja gjatë gjithë vitit 2021. Në fund, duhet të jini të kujdesshëm ndaj qëllimeve të personave të tjerë gjatë pjesës më të madhe të qershorit dhe korrikut. Meqenëse shenja juaj është kaq e gjallë dhe e aktivizuar kozmikisht, ju do të tërhiqni shumë personalitete të ndryshme në jetën tuaj dhe do t'ju duhet kohë për të menduar nëse jeni duke kërkuar personin e duhur.
Shëndeti: Tërë gjysmën e parë të vitit do të jeni “i ndryshueshëm” sa i përket shëndetit. Lëkundje imuniteti, ndjeshmëri, gjendja e theksuar stresuese, shumë pak kohë për gjumë cilësor dhe së paku aktivitet të butë fizik. Gjithsesi, gjatë dimrit d o të duhet të kini kujdes nga lëndimet. Mund të keni reumatizëm apo problem me pjesën kurrizore. Do të ndodhin aq ngjarje sa që do të jeni para sfidave që të hiqni dorë nga pushimi dhe ushtrimet, mirëpo kur të veproni kështu, do t’i ndieni efektet. Prandaj në këtë periudhë pritet të keni marramendje apo dhembje koke. Si edhe përherë, pushoni mjaft dhe përkushtojuni maksimalisht vetes në ditët kur ju duket që nuk mund t’i arrini të gjitha.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Në këtë vit ju presin leksione të rëndësishme dhe përkushtim, kjo nuk do të nënkuptojë vetëm marrëdhënien dashurore me partnerin, por tani edhe marrëdhënie miqësore, të cilat i zhvilloni me partnerin tuaj por edhe me njerëzit që i keni pranë vetes. Në vitin 2021 do të detyroheni t’i dëgjoni më shumë të tjerët, por nuk mund të themi se ajo është ana juaj më e fortë. Ju jeni person i cili ka dëshirë të tregojë dominimin e vet, këtë do ta bëni edhe këtë vit si edhe viteve të kaluara. Ju vetë jeni të vetëdijshëm sesa mirë mund të jetë kjo, por edhe keq, të paktën herë pas here, prandaj përpiquni që të paktën më me maturi t’i korrigjoni të metat tuaja këtë vit. Eklipsi i plotë i Hënës, më 26 maj, në Shigjetarin do t’ju paraqesë disa ngjarje të cilat jo vetëm që nxisin traumat e kaluara, por zbulojnë edhe shtresa të caktuara të jetës suaj personale për të cilat keni menduar që kanë qenë të fshehura. Maji dhje qershori vërtet janë koha specifike për kërkim të ndonjë terapie për çiftet apo për përkrahje personale emocionale, sepse do të keni nevojë për ndihmë që t’i kaloni sfidat e kohës në lidhjen tuaj. Fundi i vitit gjithashtu shpreh këtë cikël të pikëpamjeve tuaja. Patjetër duhet të rrënoni murin në mënyrë që ta ndërtoni sërish dhe të formuloni një qasje më të sigurt ndaj partnerit tuaj. Çiftet mund të thellojnë përgjegjësitë e tyre mbi dhe përtej kuptimit shpirtëror, mendor dhe fizik. Duke e shikuar partnerin tuaj në sy, këtë vit do të filloni edhe më shumë ta kuptoni veten!
Nëse jeni të lirë:këtë vit kjo nuk do të jetë ashtu siç jeni mësuar, por lumturia ju pret, mund të ndodhë që në rrugëtimin tuaj të ndodhë dashuria, pa pritur e pa kujtuar. E vërteta është se sekreti juaj i ruajtur më së miri është pikërisht që keni frikë nga dështimi ose dashuria e pashpërblyer. Mirëpo vetëm mendoni, çfarë saktësisht mund të humbni me veprimin e këtillë? Saktësisht kështu, pikërisht asgjë, prandaj mos e mundoni vetëm me marrëzira dhe përfundimisht merrni gjërat nën kontroll, pushtoni dashurinë e jetës suaj sepse në vitin 2021 vërtet kjo është e mundshme! Nëse megjithatë keni ndërprerë lidhjen dhe jeni të gatshëm të filloni lidhje pa obligime, përgatituni që gjatë rrugëtimit të thyeni edhe ndonjë zemër. Ju jeni i zjarrtë dhe tërheqës me praninë aktuale të Saturnit në Ujorin elektrik dhe Plutonin, i cili ende mbijeton thellë në shenjën tuaj. Mirëpo mbase do të jetë më mençuri që të mendoni, frenoni dhe t’i caktoni prioritetet tuaja, nëse nuk jeni të sigurt që kjo është rruga në të cilën dëshironi të lëvizni, sepse mbase vërtet dëshironi lidhje konvencionale. Ekziston cilësia specifike sekrete e cila është jashtëzakonisht e lehtë të tërheqë proceset dhe dashnorët potencialë drejt jush. Çështja është të pyesni veten çdo muaj se çfarë ju nevojitet. Janari dhe shkurti mund t’ju fusin në lidhje e cila vërtet mund të zgjasë gjatë gjithë vitit dhe mund të shërbejë si opsioni afatgjatë për martesë, nëse vërtet ndiheni të gatshëm për të. Nëse dëshironi që gjërat të mbeten të natyrshme, konsideroni që nga maji deri në shtator është koha e duhur për të. Vitin do ta përfundoni me disa çështje kryesore me Venerën retrograde në shenjën tuaj e cila nga ju do të kërkojë që të tërhiqeni apo të lejoni dikë të shkojë!
Shëndeti: Pika juaj e dobët është qarkullimi i dobët i gjakut, ndërsa kjo mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse nuk do të kujdeseni për shprehitë e shëndetshme tuaja jetësore. Është e domosdoshme të ndryshoni regjimin e ushqimit dhe të ecni sa më shumë. Vetë fillimi vitit, prilli dhe dhjetori për ju janë paksa problematikë sa i përket ndjeshmërisë ndaj viruseve dhe dhembjeve të shpinës, transmeton Telegrafi. Segmentet emocionale dhe familjare do ta shterin mjaft energjinë tuaj, andaj janë të mundshme periudha të imunitetit të dobët, posaçërisht deri në fund të prillit dhe në vjeshtë. Nëse ju bëhet monoton stili i tillë i jetës, merruni me ndonjë sport të ri dhe do të ndieni shumë përparësi.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Ujorët të cilët janë në lidhje partneriteti në vitin 2021 do të detyrohen të vendosin patjetër a është partneri i tyre personi i duhur për ta. Mbase shumë vite keni qenë bashkë me personin e dashur, por mund të ndodhë që të filloni ta konsideroni ndryshe dhe në mënyrë më të hapur atë që shfaq lidhja juaj. Transitet e Saturnit dhe Jupiterit nëpër shenjën tuaj mund të sjellin marrëdhënie të shëndetshme dhe të harmonishme me partnerin, madje edhe të qëndrueshme, lidhjet e gjata përballen me diçka më serioze. Kjo mund të përfshijë nënshkrimin e dokumenteve martesore, testamenteve dhe kontratave, madje edhe të marrëveshjeve të mëparshme për divorc. Marrëdhëniet e qëndrueshme emocionale mund të synojnë të shkojnë në atë drejtim që të jenë të përcaktuara në dokumente, përkatësisht të transformohen në bashkësi martesore. Edhe pse Saturni në shenjën tuaj dhe Urani kanë ndikim të kuadratit konkurrues, nga ju do të kërkohet që të përqendroheni në atë që ju lumturon më së shumti - në jetën familjare. Nëse ai është personi i duhur, dashuria juaj do të gjasë shumë! Viti 2021 shfaq nevojën tuaj për paqe, siguri dhe bukuri. Shumë ngjarje të bukura në tërësi do të përshkohen me pastërtinë e dashurisë suaj, posaçërisht nëpërmjet eklipsit zemërgjerë të Hënës në Shigjetar, eklipsit shërues unazor të Diellit në qershor dhe eklipsit ringjallës të plotë të Diellit në Shigjetar në fillim të dhjetorit! Këto ngjarje hënore kanë për qëllim që t’ju vendosin në rrugën e lumturisë dhe të dashurisë së vërtetë me partnerin tuaj përnjëherë pranë jush!
Nëse jeni të lirë:Viti 2021 ju përgatit një goditje të vërtetë dashurore dhe nuk do t’ju kursejë, sepse ju pret një shpirt i vërtetë binjak! Ky është një ndër ato vite të cilat do të jenë në tërësi të hapura për atë që pason. Nuk mund të parashikoni asgjë që do t’ju dalë para në rrugën dashurore këtë vit – ju duket që nuk keni shmangie! Patjetër duhet të dorëzoheni dhe të vlerësoni faktin që në asnjë mënyrë nuk e kontrolloni rrugën në të cilën lëvizni! Meqenëse nga 30 janari deri më 20 shkurt në shenjën tuaj dalin pak vonesa në komunikim nëpërmjet ciklit retrograd të Merkurit, kjo mund të jetë e vështirë për ata të cilët janë në lidhje nga largësia apo kërkojnë dashuri në ndonjë mënyrë alternative, p.sh., nëpërmjet rrjeteve shoqërore. Lajm emocionues është që këtë vit mbase do të takoheni papritur me dikë. Kjo vërtet mund të ndodhë në cilëndo kohë dhe vërtet me cilindo transit, kryesisht për shkak të ciklit të Saturnit nëpër shenjën tuaj të rrezatuese. Ky planet dëshiron që të gjeni lidhje të qëndrueshme, madje edhe në shenjën tuaj shpesh impulsive. Për ata të cilët humbin durimin është me rëndësi të kenë parasysh që këto cikle të eklipseve fare nuk lozin! Kjo do të thotë që ju nuk mundeni askënd ta manipuloni! Ajo që ndodh jashtë suazës së paracaktuar ka të bëjë ekskluzivisht vetëm me ju. Prandaj veproni në harmoni me shenjat dhe jo kundër tyre. Do të merrni mijëra leksione që kanë të bëjnë me partnerin potencial midis muajve maj dhe korrik. Më saktësisht muajve të fundit të vitit 2021 do të dihet ku shkon jeta juaj. Kjo gjithashtu mund të thotë që atëherë me të madhe takoheni me atë person të veçantë i cili është shpirti juaj binjak!
Shëndeti: Fillimi i vitit do t’ju sjellë rënie të imunitetit dhe ndjeshmëri ndaj viruseve, prandaj është e domosdoshme që të merrni sa më shumë vitamina dhe që sa më shumë të shëtitni. Në muajt mars dhe prill mund të keni stomak më të ndjeshëm, por edhe të keni gjasa të jeni në depresion. Është gabim që të provoni ato t’i ndrydhni. Përmirësoni analizat tuaja negative nga e kaluara dhe bëni një përgatitje të madhe në shpirtin tuaj. Ambienti i këndshëm dhe aktivitetet relaksuese në prill do t’ju eliminojnë stresin dhe vështirësitë, ndërsa në prill dhe tetor praktikoni shprehi më të shëndetshme ushqimore. Shtatori dhe tetori ju sjellin ankth të shtuar. Gjatë nëntorit dhe dhjetorit ka mundësi të keni stomak të ndjeshëm dhe ftohje.
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: ata Peshq, që janë të dashuruar, këtë vit mbase do të detyrohen që vërtet të kërkojnë përkrahje emocionale dhe ndihmë. Kjo do të jetë kohë e përshtatshme për ata të cilët kanë ndjenja delikate, andaj të kërkoni ndihmë nga dikush që do të mund t’ju ndihmojë nuk është fare e tmerrshme, por, vërtet, e domosdoshme dhe e efektshme. Ju të cilët keni ndjenjën që jeni të vetëdijshëm gjithmonë në lidhjen tuaj, këtë herë do të ndiheni të hutuar. Kërkoni këshilla nga partneri juaj kur ndiheni të humbur, ndërkaq edhe ai do ta kërkojë të njëjtën gjë nga ju. Gjithashtu mund të jetë vërtet vit i mirë për ju që të jeni pak më novator dhe t’i rregulloni gjërat, posaçërisht rreth eklipsit të energjive fantastike të majit, qershorit dhe dhjetorit. Kurrë nuk dihet se çfarë do të ndodhë! Ky është kombinim i fantazive, argëtimeve dhe shpirtit hulumtues, i cili vërtet i lëviz kufijtë dhe i cili do ta tronditë botën tuaj romantike! Për ato çifte të cilat mendojnë për zgjerimin e familjes, ky është po ashtu vit i përsosur që të mendojnë për fëmijë, apo së paku të mendojnë për investime në shtëpi të re, sepse nyja juaj e veriut në Binjakë futet më thellë në shtëpinë tuaj të katërt. Zemërmirësia dhe empatia janë jashtëzakonisht të bazuara te ju, gjë që mund t’ju bëjë juve terapeut të qëndrueshëm për miqtë tuaj dhe për të dashurit tuaj të cilët edhe vetë kanë vështirësi të caktuara. Mos harroni t’i mbani vërtet kufijtë të fortë rreth vetes dhe rreth më të dashurve tuaj dhe mos u stresoni shumë nëse kjo nuk është e mundshme. Ju nevojitet e gjithë energjia e cila ju jepet në vitin 2021. Vërtet është mirë të vlerësohen imtësitë siç janë shoqërimet në mbrëmjet romantike, të cilat gjithmonë do t’jua largojnë të gjitha problemet dhe stresin.
Nëse jeni të lirë:për ata Peshq të cilët kërkojnë ndonjë aksion dashurie, ky vit do të jetë i shkëlqyeshëm që të gjejnë dikë me të cilin do ta kalojnë jetën bashkë. Besoni procesit i cili po ju përgatitet – aq më parë nëse viti fillon më ngadalë sesa keni dëshiruar. Eklipset nga mesi i vitit do t’ju sjellin shumë udhëzime dhe perspektiva të cilat do të duhej t’i ndiqni. Eklipsi i plotë i Hënës në Shigjetar, më 26 maj, është pika hyrëse në grafikën tuaj, gjë që është jashtëzakonisht e përcaktuar për kartën tuaj të përgjithshme diellore. Meqenëse kjo është energjia e cila çliron, në shumë aspekte të jetës suaj ndodh pastrimi kimik. Kur është fjala për dashurinë, kjo do të mund të ketë lidhje me cilëndo romancë me të cilën ende nuk e keni ndërprerë tërësisht kontaktin (si p.sh. ish-partneri, i cili ende po sillet përreth jush). Ndërsa eklipsi i unazës së Diellit shfaqet në Binjakët, më 10 qershor, universi ju jep dritën jeshile për të mundësuar që dashuria e re të hyjë në jetën tuaj! Imagjinoni qershorin si muaj për arritje të kthesës së fatit tuaj. Këtu dëshirat tuaja bëhen realitet nëse aq gjatë jeni ndier të humbur dhe të vetmuar. Për ata Peshq të cilët në vitin 2020 kanë përjetuar vërtet humbje të mëdha, është me rëndësi të theksohet që shenjës suaj do t’i duhej pak kohë për një përsëritje mendore, kjo është plotësisht në rregull! Këto janë ngritjet dhe rëniet e ujërave tuaja shumë të thella që qëndrojnë pezull me shpirtin tuaj. Nuk ka asgjë të keqe të vlerësosh vetveten dhe ta vendosësh në vendin e parë. Prandaj, ndërsa e doni veten më shumë, universi do t'ju dërgojë një shpërblim në këmbim të kujdesit tuaj të shkëlqyeshëm për veten! /Telegrafi/


