Horoskopi për muajin maj 2023
Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar maji.
Shëndeti: Sa më shumë që të jeni të relaksuar dhe të qetë, aq më lehtë do të përballeni me sfida dhe do të keni më shumë energji për obligimet e përditshme. Keni nevojë të lëvizni më shumë dhe të qëndroni në natyrë.
Dashuria: Maji u sjell lehtësim Deshve. Ju keni mundësinë të zgjidhni mosmarrëveshjet nga e kaluara dhe t'ia tregoni partnerit tuaj besnikërinë. Gjysma e parë e muajit do të vërë në pah aktivitetet e biznesit, ndërsa pjesa e dytë e muajit do të jetë perfekt për takime familjare dhe organizimin e një udhëtimi të shkurtër me partnerin. Fokusi është në komunikimin e drejtpërdrejtë, në bisedë të hapur që do t'ju lidhë ju dhe partnerin tuaj. Fokusi është te komunikimi i drejtpërdrejtë, një bisedë e hapur që do t'ju lidhë ju dhe partnerin tuaj. Për Deshtë e lirë ky është një muaj i mundësive, nëse dëshironi mund të krijoni një lidhje me një person, karakteri i të cilit është i ngjashëm me tuajin – do të jetë një sfidë e madhe!
Shëndeti: Mundohuni të jeni të qetë me çdo kusht. Mund të shqetësoheni nga problemet e zakonshme për ju në këtë periudhë të vitit, problemet e kyçeve, dhimbjet e shpinës, aktivizimi i ndryshimeve reumatizmale.
Dashuria: Jupiteri në Dashin ka një efekt zhgënjyes te Demat dhe do të mbetet i tillë derisa Jupiteri të hyjë në yjësinë tuaj para fillimit të verës. Kjo është një mundësi për të forcuar energjinë tuaj të brendshme, për t'iu përkushtuar vetes dhe për të parë të metat tuaja. Shmangni konfliktet si me partnerin ashtu edhe me të afërmit dhe miqtë. Kini parasysh se kjo është një periudhë kalimtare! Demat e lirë ëndërrojnë martesën. Dëshironi të ngrini çështje serioze të jetës përpara një personi që e keni pëlqyer prej kohësh. Gjysma e dytë e muajit është perfekt për komunikim të drejtpërdrejtë dhe fillimin e një lidhjeje.
Shëndeti: Rraskapitja, lodhja dhe humori jo i mirë janë reagim i organizmit ndaj kujdesit të pamjaftueshëm si edhe ndaj shumë shprehive të këqija. Hani më shumë pemë dhe perime të freskëta, uleni dozën e kafes, flini më shumë!
Dashuria: Gjatë muajit shkurt, binjakët kanë hasur në probleme komunikimi, sfidat vazhdojnë në planin privat. Në gjysmën e parë të muajit përpiquni t'ia shpjegoni partnerit qëllimin tuaj, në mënyrë që të mos keqkuptoheni. Kjo është një periudhë gjatë së cilës ju mësoni leksione të rëndësishme kur bëhet fjalë për komunikim produktiv. Binjakët e lirë kanë një muaj të qetë përpara. Keni përshtypjen se bota është në gjumë dhe me padurim i prisni muajt e verës.
Shëndeti: Me praninë e vazhdueshme të Jupiterit në shenjën tuaj, niveli juaj i energjisë do të jetë i shkëlqyeshëm. Ky ndikim rrit gjallërinë dhe rrit sistemin tuaj imunitar, kështu që mund t’ju ndihmojë të kapërceni çdo infeksion të vogël ose probleme shëndetësore.
Dashuria: Gaforret i pret një muaj romantik. Shijoni magjinë që është para jush. Aspektet pozitive astrologjike zgjojnë anën romantike të personalitetit tuaj që e kënaqin partnerin. Dëshironi të arrini një atmosferë të qetë dhe joshëse brenda shtëpisë. Fokusi është te jeta e dashurisë por edhe te marrëdhëniet produktive familjare. Pjesëtarët e lirë të shenjës së Gaforres shijojnë vëmendjen që marrin kudo që shfaqen, rrezatojnë energji pozitive!
Shëndeti: Pavarësisht nëse jeni të etur të humbni peshë ose të ushtroni më shumë, ose thjesht keni nevojë për shoqërinë e miqve për t’ju nxitur, sigurisht që do të ishte me vlerë të bashkoheni me një klub ose të shoqëroheni me një mik që ndan qëllimet tuaja.
Dashuria: Rruga e Merkurit shumë Luanëve u duket e pamatur, aq më tepër nëse i përkisni dekadës së parë të kësaj shenje. Qëndroni të qetë, mendoni dy herë përpara se të hyni në një konflikt me njerëzit e dragoit. Gjysma e parë e muajit ju sjell situata sfiduese, por, ndërsa muaji kalon, ju po ashtu do t'i riktheheni rrjedhës natyrale të jetës me të cilën jeni mësuar. Përqendroni vëmendjen tuaj në jetën e përditshme! Aktualisht nuk ka ndryshime të mëdha për pjesëtarët e lirë të kësaj shenje.
Shëndeti: Balancën shpirtërore më lehtë do ta ktheni nëse do të ndani pak kohë për të medituar, për jogë apo për ndonjë teknikë tjetër me të cilën do ta relaksoni trupin dhe do ta forconi shpirtin, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Saturni ka kaluar në shenjën e Peshqve, gjë që mund t'ju kthejë pas në kohë dhe t'ju inkurajojë të analizoni sjelljen e njerëzve të dashur. Nëse ndiheni keq dhe të shfrytëzuar, është koha të vendosni kufij të qartë nëpërmjet të të cilëve do t'u tregoni të tjerëve se e respektoni veten. Në përgjithësi, maji ju sjell përparim personal dhe punë me emocione. Nuk ka ndryshime të mëdha në marrëdhëniet me partnerin, miqtë dhe familjen, qartësia ju pret në komunikim, fokusi është te brendësia dhe emocionet që po i ndrydhni një kohë të gjatë.
Shëndeti: Duhet të kaloni më shumë kohë në natyrë për të përtërirë energjinë tuaj apo të bëni një aktivitet të shkurtër fizik që të ndiheni më të fuqishëm dhe më të shëndetshëm.
Dashuria: Peshoret në muajin maj i presin marrëdhënie të harmonishme me partnerin, kënaquni me takimet e përbashkëta dhe ndodhitë e përditshme të cilat ju inkurajojnë. Është koha e duhur t’i tregoni partnerit që i jeni besnik, që do ta përkrahni dhe e vlerësoni angazhimin e tij për lidhjen dhe martesën tuaj. Përkushtojuni gjërave të imëta të cilat do të avancojnë atmosferën dashurore, siç është edhe përgatitja e kafjallit apo pirja e kafes së mëngjesit në krevat. Peshoret e lira me vetiniciativë e vënë fokusin në aktivitetet e biznesit. Mos u mbyllni tërësisht ndaj dashurisë. Jini kureshtar, njihni njerëz të rinj dhe krijoni kontakte, sepse njëri ndër ta mund të nxisë xixat e para të dashurisë.
Shëndeti: Sëmundjet që kanë të bëjnë me infeksionet dhe me telashe kërkojnë qasje serioze. Patjetër duhet të ballafaqoheni me situatat të cilat e sfidojnë sistemin nervor.
Dashuria: Është koha e duhur që të inicioni çështjet nga e kaluara dhe t’i zgjidhni mospajtimet me partnerin, të eliminoni çfarëdo forme qoftë e dyshimit në besnikërinë e partnerit. Akrepat kanë një muaj produktiv, nëse marrin guximin për komunikim të drejtpërdrejtë të cilin do ta potencojë Merkuri. Do të keni rastin të kuptoni që komunikimi direkt në marrëdhënien e dashurisë është produktiv dhe nuk duhet hequr dorë nga ai komunikim. Akrepat e lirë do të kenë takime me miqtë, do të vizitojnë njerëz që nuk i kanë parë për një kohë të gjatë dhe do të shijojnë atmosferën e relaksuar.
Shëndeti: Shëndeti nuk është edhe aq i mirë. Është i mundshëm një lloj izolimi. Mbase vetmia është ajo që ju nevojitet. Jeni të lodhur, andaj edhe duhet të flini gjumë më shumë dhe të pushoni.
Dashuria: Shigjetarët kanë ëndërruar gjatë muajit prill. Por, maji dhe Merkuri lëvizin, duke ju zgjuar praktikisht. Mund të dëshmoni të vërtetën në gjysmën e parë të muajit, aq më tepër nëse keni nisur kontaktin me ish-partnerin tuaj. Muaji maj është këtu për të zgjidhur dyshimet tuaja dhe për t'ju ndihmuar të vendosni se në cilin drejtim dëshironi të shkoni. Shigjetarët nuk presin ndryshime të mëdha në martesën e tyre, mund të relaksohen dhe të shijojnë zakonet e tyre. Shigjetarët e lirë janë të fokusuar tek e kaluara, siç thamë, por vendimin duhet ta marrin deri në fund të muajit.
Shëndeti: Problemet shëndetësore po sanohen, ndërkaq vëmendje juaj është orientuar në çaste të mira jetësore. Jeni plot energji pozitive.
Dashuria: Saturni largohet nga yjësia e Bricjapit. Keni marrë leksione të rëndësishme të jetës në shtatë vjetët e fundit dhe tani mund të merrni frymë thellë dhe të bëni një hap të guximshëm në botë. Mos nxitoni, krijoni qëllime realiste që do t'ju mundësojnë të keni një të ardhme pozitive. Keni mundësi të afroheni më shumë me familjarët dhe miqtë që nuk i keni parë prej kohësh. Bricjapët presin një periudhë pozitive në lidhjen dhe martesën e tyre, maji ju ofron mundësinë për t'iu përkushtuar partnerit tuaj dhe për të pushuar nga përditshmëria e mundimshme.
Karriera: Gjysma e parë e majit ju sjell një sasi shtesë të punë, organizohuni mirë që të mund të përfundoni aktivitetet e biznesit brenda afatit të caktuar. Mesi i muajit është ideal për një udhëtim të shkurtër, për pushime me familjen, për të qëndruar në shtëpi dhe për të shijuar një atmosferë të qetë në shtëpi. Në përgjithësi, nuk ka ndryshime të mëdha në planin e biznesit. E gjitha që mund të ndodhë ju tashmë e keni pritur.
Shëndeti: Mund të ketë një tendencë për të zgjedhur ushqimin e shpejtë kur jeni me nxitim. Marrja e disa këshillave nga një nutricionist ose trajner personal mund t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur.
Shëndeti: Po gëzoni shëndet të shkëlqyeshëm. Kënaquni me të gjitha ato gjëra që mund t’i ndieni, t’i prekni, apo t’i shijoni. Qëndrimi në natyrë mund të përmirësojë përqendrimin.
Dashuria: Maji është muaj juaji, nxit energji pozitive dhe dëshirë për ndryshim te ju. Këtë herë, aspektet astrologjike fokusohen te komunikimi, si edhe te shumica e shenjave. Është koha për biseda produktive dhe vendosje të kufijve të qartë për njerëzit që ju rrethojnë. Gjëja më e rëndësishme është që të ndiheni mirë në lëkurën tuaj! Nëse gjithçka funksionon për përfitim reciprok, ju pret një ndjenjë harmonie, e cila sjell ndryshime befasuese dhe ngjarje të reja. Peshqit e lirë nuk presin ndryshime të mëdha në muajin në vazhdim. Jini të durueshëm dhe të vëmendshëm në çdo gjë. /Telegrafi/


