Please enter at least 3 characters.

Hormoni i stresit bllokon të mbajturit mend

2007/10/stress_374136763.jpg

Ata ka theksuar se kortizoli prodhohet në organizëm kur personi frikësohet.

"Personi ka mësuar materien, mirëpo, për shkak të stresit, ka problem që ta rikujtojë atë që e ka mësuar. Kur përfundon provimi, personi relaksohet, niveli i hormoneve normalizohet dhe përnjëherë studentit i kujtohet çdo gjë”, thonë shkencëtarët zviceran.

Kortisoli është një hormon-steroid që ndihmon trupin t’i përgjigjet stresit. Nganjëherë quhet “hormon i stresit”. Kjo për shkak se nivelet e kortizolit në trupin tuaj, goditen gjatë kohës së stresit të lartë.

Ai është me rëndësi jetike për mbijetesën e njeriut, duke i ndihmuar njerëzit që të qëndrojnë vigjilentë kur rreziku shfaqet dhe të mendojnë shpejt, kur vendimet e mira nevojiten shpejt.

Kortizoli nuk është i dëmshëm në doza të moderuara, madje edhe ngritjet e nivelit të tij në raste të stresit janë kryesisht të padëmshme dhe pjesë e gjendjes normale njerëzore.

Por periudha të gjata të ngritjes së kortizolit - qoftë për shkak të ankthit, depresionit apo stresit kronik nga një varg i disa ngjarjeve shqetësuese të jetës – janë të dëmshme për trupin.

Niveli i lartë i këtij hormoni të rëndësishëm mund ta dobësojnë sistemin imunitar dhe t’i dobësojë muskujt, eshtrat dhe indet lidhëse. Rritja e kortizolit gjithashtu është lidhur me shtimin në peshë dhe presionin e lartë të gjakut.

Dhe, siç e kanë demonstruar hulumtuesit nga Universiteti i Iowës së fundi, ai shkakton po ashtu edhe humbje të kujtesës afatshkurtër.

"Hormonet e stresit janë një mekanizëm për të cilin besojmë se çon në erozion të trurit," tha bashkautori Jason Radley, profesor i psikologjisë në Universitetin e Iowës.

Megjithatë, e gjithë kjo nuk është lajm i keq për ata që po plaken. Më herët këtë vit, një tjetër studim tregoi se vetëbesimi i lartë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit dhe shmangien e pasojave negative shëndetësore të hormonit tek të moshuarit. /Telegrafi/