Please enter at least 3 characters.

Holanda përmbys Anglinë dhe kalon në finale të Ligës së Kombeve

2019/06/GettyImages-1154140666.jpg
324:"GUIMARAES, PORTUGAL - JUNE 06: Matthijs de Ligt of the Netherlands (3) celebrates as he scores his team's first goal with team mates during the UEFA Nations League Semi-Final match between the Netherlands and England at Estadio D. Afonso Henriques on June 06, 2019 in Guimaraes, Portugal. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Holanda ka arritur ta mposht Anglinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve pas vazhdimeve me rezultat 3-1, pasi loja e rregullt u mbyll 1-1.

Ndeshja ishte e bukur nga të dyja ekipet, por me holandezët që kishin shumë më shumë nga loja.

Kjo fillimisht nuk kreu punë pasi që Anglia kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Marcus Rashford nga pika e bardhë.

Mathias de Ligt ishte ai që ndërhyri në zonë.

Penalltia e Marcus Rashford . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë tulipanët ndezën motorët.

Minuta e 73-të e sjelli golin e barazimit.

Harkimin nga këndi të Memphis Depay më së miri e shfrytëzoi Matthijs de Light që shënoi për 1-1.

Goli i Matthijs de Ligt. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Më gola në kohën e rregullt nuk kishte dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në minutën e 97-të holandezët kaluan në epërsi pasi Kyle Walker shënoi në portën e tij për 2-1.

Quincy Promes . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Por portokallinjtë nuk u ndalën me kaq.  Në minutën e 114-të Memphis Depay, pasoi bukur për Quincy Promes që shënoi për 3-1.

Holanda pas kësaj fitoreje do të ndeshjet në finale  me Portugalinë të dielën. /Telegrafi/