Hoeness: Nuk do të bëjmë transferime
25/10/2010
“Nëse një mbrojtës i majtë apo i djathtë i cili mund ta ndihmojë Bayernin gjendet në treg, atëherë ne natyrisht se do ta transferojmë pa u menduar dy herë. Por, ju mund të jenë të sigurtë se Bayerni nuk do të bëjë ndonjë transferim të madh gjatë dimrit”.
“Mendoj se kjo skuadër është shumë më e mirë se ajo e vitit të kaluar. Problemi kryesor është se Franck Ribery dhe Arjen Robben janë të lënduar. Ata gjithnjë mund ta bëjnë diferencën. Ata vërtet na mungojnë. Në të kaluarën kur mungonin Gerd Muller ose Franz Beckenbauer ndodhte e njëjta gjë”, konfirmoi Hoeness. /Telegrafi/


