Please enter at least 3 characters.

Historike! SpaceX lanson raketën më të fuqishme në botë drejt orbitës

2023/04/StarshipSpaceX.png

Raketa më e fuqishme ndonjëherë, Starship, u lansua drejt orbitës duke shënuar kështu një ngjarje historike dhe duke definuar të ardhmen tonë drejt eksplorimit të hapësirës.

Qëllimi i këtij misioni ishte testimi i fluturimit për në orbitën e Tokës, transmeton Telegrafi.

Starship, një sistem i ri rakete i kompanisë SpaceX, në pronësi të Elon Musk, ka qenë një projekt shumë i veçantë për vite të tëra për miliarderin.

Në vizionin e Musk, Starship është mjeti që një ditë do t’i çojë njerëzit në planetin Mars dhe do t’i lejojë njerëzit të bëhen një specie shumë-planetare, raporton The New York Times, transmeton Telegrafi.

Në një afat më të shkurtë, një lansim i suksesshëm do të zgjeronte dominimin e SpaceX në biznesin e fluturimeve globale në hapësirë.