Please enter at least 3 characters.

Historike: Ferronikeli triumfon për të dytën herë radhazi në ‘Digitalb Kupën e Kosovës’

2016/01/historike-ferronikeli-triumfon-p-euml-r-t-euml-dyt-euml-n-her-euml-radhazi-n-euml-lsquo-digitalb-kup-euml-n-e-kosov-euml-s-rsquo_hd.jpg

Skuadra nga Drenasi fitoi edhe trofeun e dytë brenda pak ditësh dhe kështu është bërë ekipi i parë që fiton dy herë radhazi në ‘Digitalb Kupën e Kosovës’.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola 0-0, ndërsa në kohën shtesë u shënuan dy gola nga një nga secila skuadër për të triumfuar ekipi i Gani Sejdiut në penallti 5-4.

Ndeshja filloi me një dominim të lehtë të mitrovicasve të cilët rrezikonin nëpërmjet Hysenit dhe Musës.

Ferronikeli rastin më të mirë e pati në minutën e 15-të, kur pas një tollovie në zonë, Shpëtim Idrizi i 89-shit largoi nga vija fatale topin.

Përparim Livoreka dhe Haxhi Shala kishin raste tjera për kampionët në pjesën e parë por pa arritur të realizojnë gol.

Në pjesën e dytë nuk kishte ndonjë rast të mirë shënimi nga dyja skuadrat, të cilat kishin vetëm disa gjysmë raste.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0, dhe skuadrat shkuan në lojën shtesë.

Me të filluar koha shtesë, Behar Maliqi shënoi gol nga pika e bardhë duke treguar se është një Francesco Totti në futbollin kosovar, pasi shënoi me ‘paneka’, për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Gëzimi i kampionëve të Kosovës nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi 89-shi barazoi nëpërmjet Shpëtim Idrizit.

Pas dy golave të shpejtë të dyja skuadrat si duket u pajtuan që të shkojnë në penallti dhe kështu edhe ndodhi.

Pas ekzekutimit të penalltive më të saktë u treguan kampionët e ri të Kosovës që shënuan pesë herë falë Behar Maliqit, Egzon Gashit, Qëndrim Krasniqit, Isa Eminhazirit dhe Lulzim Doshlakut, ndërsa vetëm Haxhi Shala e humbi penalltinë nga ta. 89-shi shënoi katër gola por humbi dy penallti. Diar Mustafa, Emin Baliqi, Ilir Izmaku dhe Blerand Kurtishaj shënuan, ndërsa Samir Sahiti dhe Argjend Mustafa humbën penalltitë. /Telegrafi/

Ferronikeli

Behar Baliqi shënon
Haxhi Shala humb
Egzon Gashi shënon
Qëndrim Krasniqi shënon
Isa Eminhaziri shënon
Lulzim Doshlaku shënon


Trepça ‘89

Argjend Mustafa humb
Diar Mustafa shënon
Emin Baliqi shënon
Ilir Izmaku shënon
Blerand Kurtishaj shënon
Samir Sahiti humb

Ferronikeli – Trepça ’89 0-0 (1-1) (5-4 pas penalltive)