Please enter at least 3 characters.

Hiqet ndalesa e lëvizjes me automjete të rënda në rrugën Gostivar - Mavrovë - Dibër

2016/11/rruga-me-bor.jpg

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është çbllokuar rruga Gostivar - Mavrovë - Dibër, kështu që ndalesa për lëvizje për automjetet e rënda është hequr në mesidtën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda për rrugën Gostivar - Strazhë - Kërçovë është hequr. Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet në korsi të lagështë, ndërkaq në disa vende ka prani të dëborës./Telegrafi/