Please enter at least 3 characters.

Higuain e pranon huazimin te Milani, ndërsa do të ndodhë edhe shkëmbimi Bonucci - Caldara

2018/08/GonzaloHiguainn-e1533144846916.jpg
240:"MILAN, ITALY - APRIL 28: Gonzalo Higuain of Juventus FC celebrates at the end of the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani dhe Juventusi do ta kompletojnë transferimin sensacional të tre lojtarëve. Gonzalo Higuain do të huazohet në San Siro, ndërsa mbrojtësit Leonardo Bonucci dhe Mattia Caldara do t'i ndërrojnë klubet.Goal konfirmon se pas bisedimeve të zgjatura ndërmjet përfaqësuesve të të dyja klubeve, më në fund është arritur marrëveshja.

(Foto: Getty Images)

Pas transferimit të Cristiano Ronaldo, sulmuesi argjentinas nuk ka vend në formacionin bazë të Zonjës së Vjetër, prandaj do të huazohet te Milani për 18 milionë euro.

Njëherësh, Rossonerët e kanë opsionin e blerjes në fund të sezonit për 36 milionë euro.

Higuain do të udhëtojë në Milano, ku gjatë ditës së premte do t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se të zyrtarizohet transferimi.

(Foto: Getty Images)

Bonucci do të kthehet te Juventusi, nga ku u largua në verën e kaluar. Caldara, i cili sapo është kthyer te Bianconerët nga huazimi te Atalanta, do ta vazhdojë karrierën në San Siro.

Dy qendërmbrojtësit do të kthehen në Itali nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'i kompletuar transferimet e tyre para fillimit të sezonit të ri në Serie A. /Telegrafi/