Please enter at least 3 characters.

Higuain drejt largimit nga Juventusi, Roma e Monaco e duan atë

2020/02/GettyImages-1199738946.jpg
235:"TURIN, ITALY - JANUARY 15: Gonzalo Higuaín of Juventus FC celebrate a goal during the Coppa Italia match between Juventus and Udinese Calcio at Allianz Stadium on January 15, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Stefano Guidi/Getty Images)
12:"Getty Images

Gonzalo Higuain pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi argjentinas nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale te Zonja e Vjetër, ku nuk është titullar fiks.

32-vjeçari dëshiron një skuadër ku do të ishte njeriu kryesor dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar largimin nga Juventusi.

Kampioni në fuqi i Italisë nuk e ka ndërmend ta ndalë argjentinasin në skuadër, pasi kanë qëllim që ta rinovojnë ekipin.

Gonzalo Higuain . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Roma është duke e monitoruar situatën e tij dhe dëshiron transferimin e argjentinasit në Olimpico.

Gjithsesi në garë është edhe gjiganti francez Monaco që prej kohësh interesohet për Higuainin.

Juventusi tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë kërkon 30 milionë euro. /Telegrafi/