Please enter at least 3 characters.

"Hidrodrini" në Pejë: Intervenime në ujësjellës, pa ndërprerje të furnizimit

Ekipet e terrenit të KRU "Hidrodrini" – Pejë, po kryejnë ndërhyrje tërë ditore për sanimin e shtatë prishjeve të paraqitura në sistemin e ujësjellësit në qytetin e Pejës dhe në fshatin Lutogllavë.

Në qytet, punimet po realizohen në rrugët "Mbreti Zog", "Bajram Kelmendi", "Xhorxh Fred Wiliams", "Muharrem Berisha", "Rruga e Vlorës" dhe disa rrugë dytësore.

Sipas njoftimit nga KRU "Hidrodrini", këto intervenime nuk pritet të ndikojnë në ndërprerjen e furnizimit me ujë për konsumatorët.