Please enter at least 3 characters.

Hidhini një sy stadiumit ku do të luhet Liga Premier sezonin e ardhshëm, kushtet aty shqetësojnë gjigantët anglezë

2023/05/T0FLMTM3Nzg5ODk2.jpg

Në ndeshjen play-off për hyrjen në Ligën Premier, lojtarët e Lutonit mposhtën ata të Coventry Cityt me rezultat 6-5 pas penalltive dhe në këtë mënyrë për herë të parë në historinë e tyre u futën në nivelin elitar të futbollit anglez.

Në ndeshjen e luajtur në Wembley pas 90 minutave të rregullta, rezultati ishte 1-1.

Shumë kanë kritikuar kushtet në stadiumin “Kenilworth Road”, i cili mban pak më shumë se 10,000 spektatorë, duke besuar se ky klub nuk i përmbush standardet e Ligës Premier.

"Kenilworth Road" është një stadium me një kapacitet prej 10356 vendesh dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë bindshëm stadiumi më i vogël në kategorinë elitare.

Përveç futjes në Ligën Premie, Luton merr edhe mbi 100 milionë euro si bonus hyrjeje në elitë.

https://twitter.com/LutonTown/status/1662538637853200384

Nuk ka dyshim se do të jetë shumë interesante të shihet se si do të sillen me gjigantë si Manchester City, Arsenal, Liverpool, United dhe të tjerë sezonin e ardhshëm.

Është interesante se vetëm katër vjet më parë, Luton luante në kategorinë e katërt të futbollit anglez dhe në një kohë ishte edhe në prag të shuarjes për shkak të problemeve financiare. /Telegrafi/