Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligën e Kosovës, në javën e parë spikasin dy derbi lokal

2019/07/ffk1.jpg

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri 2019/20 në Ipko Superligën e Kosovës.

Sot (e mërkurë), më 31 korrik, në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri për IPKO Superligë dhe për Ligën e Parë.

Shorti për elitën e futbollit është tërhequr nga orën 13:00, derisa gjysmë ore më vonë do të bëhet edhe tërheqja e shortit për Ligën e Parë.

Ndeshjet më interesante të javës së në Superligë do të jenë ato të derbive lokale në mes të kampionit Feronikelit dhe Drenicës dhe nën-kampionit Prishtinës me Flamurtarin.

Kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht, ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht.

Çiftet e javës së parë: Flamurtari  – Prishtina Drita  – Ferizaj Dukagjini – Ballkani Feronikeli  – Drenica Llapi  – Vushtrria Trepça ‘89  – Gjilani /Telegrafi/