Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti për Ligën e Evropës - përballje gjigantësh në fazën e eliminimit direkt

2022/11/GetPaidStock.com-6368e5638b90c.jpg
315:"MONACO, MONACO - AUGUST 30: A general view of pots and balls during the UEFA Europa League 2019/20 Group Stage Draw, part of the UEFA European Club Football Season Kick-Off 2019/2020 at Salle des Princes, Grimaldi Forum on August 30, 2019 in Monaco, Monaco. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)
21:"UEFA via Getty Images

Është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Në këtë moment do të përballen ekipet e dyta në grupet e Ligës së Evropës dhe të tretat nga Liga e Kampionëve që kanë rënë në këtë garë.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka dashur që të ketë përballje tejet interesante, ku klubet e mëdha tanimë kanë mësuar kundërshtarët.

Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes dy gjigantëve evropianë Barcelona dhe Manchester United.

Gjiganti italian Juventus në këtë fazë garave do të përballet me ekipin francez Nantes. Ajaxi do të përballet me skuadrën gjermane Union Berlin, derisa duel tejet interesant është edhe ai mes Bayer Leverkusen dhe Monaco.

Fituesi rekord i Ligës së Evropës, Sevilla do të përballet me PSV Eindhoven, derisa duel i zjarrtë pritet të jetë ai mes RB Salzburg dhe Romës. /Telegrafi/Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës:

Barcelona - Manchester United

Juventus - Nantes

Sporting CP - Midtjylland

Shakhtar Donetsk - Stade Rennes

Ajax - Union Berlin

Bayer Leverkusen - Monaco

Sevilla -  PSV

RB Salzburg - Roma