Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës në basketboll

2016/11/kupa-1.jpg

Në zyrat e FBK-së dje është tërhequr shorti i xhiros së parë të Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave dhe meshkujve. 

Ndeshjet janë paracaktuar të luhen brenda datave 16 dhe 17 nëntor, ndërsa terminet e sakta përcaktohen nga ekipet nikoqire.

Skuadrat e Superligës, kyçen më vonë në short.

Duelet e dala nga shorti janë:MESHKUJT: Prishtina e Re - Newborn Prishtina
Vushtrria - United Basketball
Megasports - Fushë Kosova
Drita - Istogu
Lipjani - Llapi
Vitia - Kaçaniku
Kalaja - Borea

FEMRAT:GRUPI A: Penti Prishtina - Vushtrria
Drita - Trepça
GRUPI B: Penza - Vëllaznimi
Bashkimi - Sfera
Kastrioti (kalon në xhiron e dytë me short)