Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti, ja në cilën natë këndon Eneda Tarifa në Eurosong (Video)

Është hedhur sot shorti i vendeve pjesëmarrëse në netët gjysmëfinale të “Eurovision”-it, i cili këtë vit do të organizohet në Suedi.

Në një ceremoni në “City Hall” Stokholmi do të jetë mikpritësi i konkurrentëve të Festivalit Evropian 2016.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Eneda Tarifa, do të prezantohet natën e dytë të festivalit, më konkretisht në datën 12 maj, me këngën e saj “Përrallë”.

Këngëtarja fituese e Festivalit të RTSH-së, Eneda Tarifa, ka ndryshuar së fundmi look-un e saj dhe ka realizuar një fotosesion të ri me fotografin Avni Selmani.