Please enter at least 3 characters.

Hetohen copëzat e gjetura në Tanzani, dyshohet se kanë lidhje me fluturimin MH370

2016/01/zyrtarisht-nga-qeveria-malajziane-zhdukja-e-fluturimit-mh370-ldquo-rast-fatkeq-rdquo_hd.jpg

Copëza të reja të aeroplanit janë gjetur në Tanzani. Ato pritet të ekzaminohen, për të gjetur ndonjë lidhje të mundshme me aeroplanin e rrëzuar të “Malaysia Airlines” - fluturimin MH370.

“Copat e gjetura janë shumë të mëdha. Vetëm nëse konfirmohet se i takojnë një aeroplani të llojit Boeing 777, atëherë ne do të dërgojmë ekip për t’i studiuar nëse vërtetë i përkasin fluturimit MH370”, ka thënë ministri i Transportit të Malajzisë, Liow Tiong Tai, raporton Reuters.

Aeroplanin i fluturimit MH370 është zhdukur nga radarët në marsin e vitit 2014, me 239 pasagjerë në bord, pak pasi ishte nisur nga Kuala Lumpuri në relacionin për në Pekin të Kinës. /KP/