Please enter at least 3 characters.

Heroi i Spanjës në Kupën e Botës kaloi pushimet me shokun e tij të ekipit kombëtar, afërsia e tyre shkakton reagime të mëdha

Pas suksesit të tyre në Kupën e Botës me kombëtaren e Spanjës, Ferran Torres dhe Marcos Llorente vendosën të kalonin pushimet në Ibiza, por edhe larg fushave të futbollit, ata nuk arritën t’i shmangeshin vëmendjes së paparacëve.

Anëtarët e ekipit kombëtar spanjoll u fotografuan duke u argëtuar në një jaht, duke notuar dhe duke kaluar kohë së bashku, dhe ishin fotot e intimitetit të tyre që shkaktuan një numër të madh reagimesh në rrjetet sociale.

Në disa foto, dy shokët e ekipit shihen duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje, gjë që mjaftoi për të mbushur internetin me komente, shaka dhe spekulime të shumta rreth marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim se kjo është diçka më shumë sesa një miqësi e ngushtë. Ata që ndjekin ekipin kombëtar spanjoll e dinë mirë se Torres dhe Llorente kaluan shumë kohë së bashku gjatë Kupës së Botës dhe zhvilluan një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Miqësia e tyre vazhdoi pas turneut me pushime të përbashkëta në Ibiza, ku ata tërhoqën përsëri vëmendjen e publikut.

Kujtojmë se Torres ishte një nga lojtarët kryesorë për Spanjën në Kupën e Botës, ndërsa Llorente luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në ekipin që arriti sukses të madh.

Ndryshe, Torres i solli titullin e kampionit të botës ekipit kombëtar spanjoll me një gol në minutën e 106-të të ndeshjes, duke shënuar në portën e portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez.

Në festën e titullit të Spanjës në rrugët e Madridit gjithashtu u shkaktua një skandal nga dy lojtarë tjerë.

Ishin portieri Unai Simon dhe Yeremy Pino ata të cilët u puthen mes vete në buzë duke shkaktuar reagime të shumta. /Telegrafi/