Henry kritikon Barcelonën: Nuk mund të luash me atë mbrojtje në Ligën e Kampionëve
Kryendeshja e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve ishte mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain, ku kampioni në fuqi i Evropës triumfoi me përmbysje 1-2.
Thierry Henry ka komentuar humbjen 2-1 të Barcelonës ndaj PSG-së në raundin e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke vënë theksin te gabimet taktike të katalanasve në fazën defensive.
Legjenda franceze ka thënë se është Liga e Kampionëve dhe nuk mund të luash me mbrojtje aq lartë.
“Nuk mund të luash në Ligën e Kampionëve me një linjë mbrojtëse kaq të lartë. Kur përballesh me ekipe të forta, ndëshkohesh – dhe kjo ndodhi sonte”, tha ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës.
Henry shtoi se kokëfortësia e trajnerëve shpeshherë ndikon negativisht në ndeshjet e mëdha.
“Trajnerët nuk duan ta ndryshojnë qasjen. E kuptoj, ndonjëherë trajnerët këmbëngulin në filozofinë e tyre, por në ndeshje të tilla kjo mund të jetë shumë e kushtueshme".
Sipas tij, vendimet taktike të Barcelonës në prapavijë ishin përcaktuese dhe i dhanë PSG-së sigurinë për të marrë fitoren. /Telegrafi/


