Henderson: Ngritja e trofeut ishte diçka e mahnitshme, djemtë e merituan këtë moment
459:"LIVERPOOL, ENGLAND - JULY 22: Jordan Henderson of Liverpool kisses The Premier League trophy following the Premier League match between Liverpool FC and Chelsea FC at Anfield on July 22, 2020 in Liverpool, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Henderson duke ngritur lart trofeun e Ligës Premier (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
23/07/2020
Jordan Henderson ka folur për ndjenjën e ngritjes së trofeut lartë me skuadrën e Liverpoolit.
Liveprooli ngriti lart trofeun e Ligës Premier pas plot 30 viteve, pas një sezoni brilant dhe sigurimit të titullit disa javë pa përfunduar sezoni i rregullt.
Për ndjenjën e ngritjes së trofeut ka folur edhe kapiteni Henderson, i cili e ka cilësuar si diçka të mahnitshme.
“Kemi pritur shumë kohë. Ndërtimi i tij, ecja atje lart ishte e mahnitshme. Ashtu siç thashë, djemtë e merituan këtë moment”, ka thënë fillimisht Henderson.
“Familjet ishin atje lart duke na parë, gjë që ishte një gjë e madhe për ne si ekip”.
“Ka qenë një sezon i mahnitshëm dhe ta kurorëzosh ashtu ishte vërtet e veçantë”, përfundoi kapiteni i Reds. /Telegrafi/


