Please enter at least 3 characters.

Hendbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll

2016/01/hendbollisti-i-p-euml-rfaq-euml-sueses-s-euml-kosov-euml-s-n-euml-futboll_hd.jpg

“Besoj që e keni parasysh se në Suedi hendbolli është sport mjaft i popullarizuar, prandaj unë jam marrë me këtë sport në mënyrë intensive deri në moshën 15-vjeçare”, thotë Sadiku në një bisedë për gazetën. Por, krahas hendbollit edhe në atë kohë luante futboll. Mbrojtësi i lindur në Kosovë, nuk është pishman që zgjodhi të luajë futboll. Ai ka arritur të bëhet futbollist profesionist, madje me zë në futbollin evropian. Është pjesë e skuadrës së Superligës turke, Mersin.

Sadiku tregon se talent ka edhe në sportin e badmintonit.

“Po ashtu kam dëshirë të zhvilloj një sport interesant dhe kur kam kohë të lirë e praktikoj badmintonin”.

Ish-reprezentuesi i U-21 të Suedisë që tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën, duke refuzuar ekipin “A” të Suedisë, ka nisur të merret me futboll në moshën 11-vjeçare në klubin Hanger të Suedisë.

Sadiku nuk e dinte se një ditë do të bëhej profesionist, pasi futbollin thjesht e kishte filluar për argëtim.