Hendboll: Kosovaret turpërohen nga serbet
17/04/2015
Në fakt ishte përfaqësuesja e grup-moshave të reja në hendboll, U19, për vajza, që u deklasua nga Serbia duke pësuar me një diferencë prej 28 pikësh.
Vajzat kosovare për asnjë moment nuk kanë qenë të denja në këtë takim dhe kjo u pa që në pjesën e parë, e cila përfundoi me rezultat 19:06.
Në pjesën e dytë kosovaret vazhduan me ritëm të njëjtë ku shënuan sërish 6 pikë, ndërsa serbet 21 pikë,raporton Gazeta Blic.
Kjo nuk është ndeshja e fundit për Kosovën, pasi do të luaj edhe kundër Rumanisë dhe Sllovakisë.


