Please enter at least 3 characters.

Helmimi i banorëve të Deçanit, fillon raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve

2021/07/217402630_848844856056064_2526560297252206064_n.jpg

Ka filluar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku po raporton Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Ai para deputetëve të këtij komisioni po raporton lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në Komunën e Deçanit.

Si zakonisht, takimi është i mbyllur për media, ndërkohë që pritet që në fund kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu të mbajë një konferencë për media.

Nga dita e shtunë qindra qytetarë të Komunës së Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm. Për gjithë situatën që u shkaktua në këtë zonë, tashmë kanë filluar edhe hetimet, dhe po bëhen analiza për të zbuluar arsyen se si ndodhi e gjitha. /Telegrafi/