Helikopteri me propagandistë rusë përplaset në rrugë
02/09/2026
Helikopteri që transportonte propagandistë rusë bën ulje të detyruar në një rrugë të frekuentuar.
Një helikopter rus Mi-8, që transportonte gazetarë dhe punonjës të komisionit zgjedhor, ka bërë një ulje të detyruar pranë një rruge të frekuentuar.
Helikopteri devijoi nga trajektorja, përfundoi në një kanal anësor dhe u përmbys në njërën anë.
Ngjarja ndodhi teksa helikopteri po i afrohej një piste ajrore në ishullin Sahalin dhe papritur filloi të humbiste lartësi.
Mjeti po kthehej nga Kepi Patience, ku po zhvillohej votimi i hershëm për zgjedhjet e Dumës Shtetërore të Rusisë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota për shkakun e incidentit apo nëse ka persona të lënduar. /Telegrafi/


