Please enter at least 3 characters.

Helikopterët e Qeverisë siriane gjuajnë bomba me klorinë në Aleppo

2016/09/unnamed-13.jpg

Forcat e Qeverisë siriane janë akuzuar për gjuajtjen e bombave me përmbajtje të klorinës nga helikopterët në Aleppo, duke plagosur 80 njerëz.

Punëtorët vullnetarë të emergjencës thonë se njerëzit vuanin nga vështirësia e frymëmarrjes pas një sulmi në zonën Sukari, shkruan BBC.

Raporti nuk mund të verifikohej. Një hetim nga Shtetet e Bashkuara në gusht ka gjetur se Qeveria ka përdorur klorinë në të paktën dy raste.

Qeveria siriane gjithmonë ka mohuar përdorimin e armëve kimike, transmeton KosovaPress.