Please enter at least 3 characters.

Helen Mirren bën përzgjedhje të modës që nuk përshtaten me moshën e saj

2018/09/damehelen-e1537885921517.jpg
196:"HOLLYWOOD, CA - MARCH 04: Helen Mirren attends the 90th Annual Academy Awards at Hollywood & Highland Center on March 4, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Diva hollivudiane, Helen Mirren, është kritikuar për zgjedhjen e një aksesori në kombinimin e saj.

73-vjeçarja e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shihet e veshur me rroba të përditshme.

Për dallim nga paraqitjet e saj në tepihun e kuq, aktorja është shfaqur me rroba të zakonshme - pantallona të zeza dhe një bluzë të ngushtë, ndërsa në shpinë kishte një çantë të zezë.

Pikërisht, ky aksesor u ka rënë në sy ndjekësve të saj, shumë prej të cilëve nuk u ka pëlqyer.

"Jo, jo, jo, Helen. Ti je aq e bukur dhe e përsosur. Pse e mban atë çantë? Nuk i ke më 19 vjet"."Siç po shoh, je kthyer në shkollë"."Je shumë e moshuar për ta mbajtur atë" - janë disa prej komenteve.

Të tjerët i kanë kushtuar vëmendje çmimit të asaj çante (441 euro), e cila është prodhim i brendit luksoz amerikan, Tumi.

Helen Mirren është aktore angleze, e cila ndër çmimet e shumta, e ka fituar çmimin Oscar ("The Queen", 2007), si dhe i ka fituar çmimet Olivier dhe Tony si aktorja më e mirë në teatër. /Telegrafi/