Please enter at least 3 characters.

Heidi Lushtaku: Ëndrra ime, shumë fëmijë

2018/06/heidi2-e1530117876917.jpg

Modelja e njohur kosovare, Heidi Lushtaku, arrin që herë pas here të zërë vend në mediat rozë.

Ajo është shumë e përfolur sidomos kur bie puna te lidhja e saj me boksierin Robin haxhi Krasniqin, për të cilin jep mbështetje maksimale në çdo ndeshje të tij.

Heidi është një modele dhe blogere mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj.

Ajo kaloi disa ditë të mira pushimi së bashku me Robinin në vendlindjen e tij, në Junik.

Së fundmi, Heidi ka publikuar një fotografi të çiftit në InstaStory, ku shfaqeshin me tre fëmijë të vegjël, të cilët i mbanin në krah.

Nga fotografia në fjalë, Lushtaku duket të jetë mbushur me ndjenjë dashurie, teksa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se dëshiron që në të ardhmen të ketë shumë fëmijë, dhe së fëmijët bashkë me burrin të jenë fansat e saj më të mëdhenj.

"Ëndrra ime, shumë fëmijë. Për mua, do të thotë të bëhem miliardere! Ëndërroj se fansat e mi më të mëdhenj të bëhen fëmijët dhe burri im. Për mua, do të thotë të jem një superstar!", ka shkruar ndër të tjerash Heidi.

Tutje në shkrimin e saj, bukuroshja vazhdon: "Ëndërroj të kujdesem për shtëpinë time familjare. Për mua, do të thotë të kam më të bukurën punë".

Duket se modelja e njohur, është duke shijuar ditët më të mira në krah të boksierit të njohur, pas të cilit është marrëzisht e dashuruar. /Telegrafi/